Me siguri tashmë e dini që, duke fërkuar sytë, bebja thotë që është e gatshme për gjumë. Mbase nuk keni pyetur përse vepron ashtu. Ekspertët thonë që ky reaksion është pasojë e lodhjes, sepse lodhet çdo pjesë e trupit të bebes, edhe sytë.

Për të zvogëluar tendosjen në muskujt e syve, ajo pa vetëdije fillon t’i prekë kapakët e syve dhe t’i fërkojë, si të rriturit përpiqen që me fërkim ta ndihmojnë vetes kur u dhemb diçka.
Shumica e prindërve ua largojnë duart, duke u frikësuar se do të lëndohen, mirëpo pediatrit thonë që kjo gjë është gabim, derisa fërkimi nuk është i vrazhdë dhe nuk zgjat shumë.
Në vend që t’i çorientojnë me këtë, nënat dhe baballarët do të duhej që ta lexonin si thirrje për të shkuar në shtrat. Nëse megjithatë bebja nuk do të flejë, mund të thotë që me fërkimin e syve dërgon sinjal që diçka tjetër e pengon.
Është e mundshme që i ka hyrë pluhur apo ndonjë gjë tjetër, prandaj do të duhej të verifikohej, në mënyrë që me fërkim të mos e komplikojë edhe më tepër situatën. Mbase edhe “proteston” për shkak të ajrit të thatë në dhomë, i cili ia than kanalet e syve.