Këngëtarja me famë botërore Rita Ora kënga e fundit e publikuar ka qenë “Poison” në vitin 2015, megjithatë ka arritur të fitojë 3 milionë paund vetëm gjatë vitit 2016.
Të ardhurat e 26-vjeçares kanë qarkulluar nga bashkëpunimet e saj me marka të ndryshme, përfshirë Adidas, Tezenis dhe Coca Cola, si dhe pjesëmarrja në filmin “Fifty Shades og Grey” apo roli në show-n “America’s Next Top Model”.
Ajo e la shtëpinë diskografike “Roc Nation” për të firmosur një kontratë me Atlantic Records vitin e shkuar, duke thënë se kjo i kishte dhënë më shumë liri si artiste.
Sipas “The Sun”, Rita është një nga yjet që punojnë fort për karrierën e tyre. Pritet që këngëtarja të publikojë albumin e dytë të shumëpritur.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu