Lidhu me ne

Kryesore

VIDEO/A është penduar Saimir Kodra për largimin nga Top Channel ? Ja përgjigja e tij

VIDEO/A është penduar Saimir Kodra për largimin nga Top Channel ? Ja përgjigja e tij
Moderatori dhe gazetari i njohur Saimir Kodra ka rrëfyer si rrallëherë disa detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale.
I ftuar në INtv me gazetaren Arjola Shehu, Saimiri ka treguar disa detaje për marrëdhënien me të birin, njohjen me bashkëshorten, raportin me Gentin në emision, largimin nga Top Channel, si dhe ka folur për Doktorin me të cilin drejtonte dikur emisionin “Fiks Fare”.
Pyetjes se cili është vendimi që nuk do të pendohej kurrë që e ka marrë Saimir i është përgjigjur: “Largimi nga Top Channel” (minuta 23:40)
Ndërkohë që pak persona mund ta dinë se moderatori i “Stop” ka një bashkëshorte dhe një djalë 8 vjeç që quhet Aleksandër.
Bashkëshortja e tij quhet Ada Kasneci dhe në kohën që është njohur me Saimirin ka qenë gazetare në “Top Channel”.
Ja çfarë thotë Saimiri për njohjen me të:
“E kam njohur në ambientet e Top Channel në atë kohë. Por ndejti vetëm pak. E kisha parë edhe më parë, sepse bashkëshortja ime ka qenë pjesë e spektakleve që organizoheshin në atë kohë. Ishim në ambientet e ‘Top Channel’ dhe unë në një moment i marr telefonin Adës dhe i bie numrit tim, për të marrë numrin e saj. Dhe pastaj filluam me ngacmime, me mesazhe, dhe kështu nisi gjithçka, por këtë nuk e kam treguar asnjëherë!” Dhe kur ja them ndonjëherë më thotë me shaka: “E mo e, ti more numrin ti”. Nusja ime nuk ka handikapin të mendojë se unë jam me ca vajza të bukura në televizion, dhe të bëhet xheloze”,- tha ai.

Telefoni duket se e pengon Saimirin në raportin e tij me të birin.
“Më thotë djali shpesh hiqe telefonin o babi, merru me mua. Dhe i them se nëse do të mundja t’i bëja punët pa telefon me patjetër”,- rrëfen ai.
Përsa i përket profesionit dhe marrëdhënies me Gentin në emision ai shprehet:
“Duke njohur veten mirë shikoja se Genti ishte ai që mund të më çiftonte, të bënte dyshe me mua. Të kishte aftësinë të hipte në trenin ku ecja unë shumë shpejt, pasi flas dhe shpejt. Genti ka bërë një shkollë shumë të mirë në Akademinë e Arteve dhe ka aktrimin dhe veshin skenik. Sot ne kemi një simbiozë të jashtëzakonshme. As vëllezër po të ishim, nuk do kombinoheshim kaq mirë”,- thotë ai duke shtuar se nëse do të zgjidhte mes Doktorit dhe Gentit, “Të dy Genta janë. Sepse edhe doktori e ka emrin Genti. Doktori kishte humor, improvizime pa fund. Jo me shkollë arti, por i paparë”
Në fund të intervistës Saimir thotë se beson te Zoti, pra është religjioz, dhe e falënderon Zotin për të gjitha.  /Blitz.al/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix3 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix3 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix3 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar3 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix3 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix3 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix3 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook