Si të harroni dikë? Këshillat për të kapërcyer zhgënjimin në dashuri
Doni të harroni një ish, dikë që ju ka bërë të vuajtur, ose një tip për të cilin keni lënë kokën, por ishte një dashuri e pamundur?
Të harrosh dikë nuk është aspak e lehtë, sidomos nëse të ka bërë të vuash. Megjithatë, të jetosh në keqardhje dhe dhimbje nuk të ndihmon të kultivosh të ardhmen tënde. Duhet patjetër të kthesh faqen dhe të fillosh një aventurë të re: miqësi, histori dashurie, flirt apo diçka që e bën zemrën tënde të rrahë përsëri.
Si të harrosh një mashkull
Nuk keni qenë kurrë bashkë, ai madje nuk e di as që ti ekziston, megjithatë ti ke humbur kokën pas tij. Në fakt marrëdhënia juaj, nuk ekziston, por është vetëm në kokën tënde. Me shumë mundësi, është e përkohshme dhe 99% do të kalojë vetë. Sekreti është: larg syve larg zemrës. Nëse nuk do ta shohësh apo dëgjosh, do ta harrosh shumë shpejt.
Si të harrosh një ish
Jemi në një territor që pak a shumë të gjithë e kemi prekur. Të harrosh një ish nuk është e thjeshtë. Disa thonë që duhen tre vjet të shkatërrohet oksitocina, e quajtur si hormoni i dashurisë. Por është një legjendë urbane, sepse trupi stabilizohet në vetëm disa ditë. Edhe në këtë rast provoni terapinë e heshtjes; mos e takoni dhe mos e merrni në telefon; mos bëni kërkime për të ditur ku është; çfarë bën dhe me kë. Pastaj kaloni në fazën e dytë: plumbi del me plumb. Filloni të dilni me dikë, herët a vonë zemra juaj do të fillojë të rrahë.
Si të harroni një dashuri të pamundur
Është një situatë e ndërlikuar dhe arsyet pse dashuria është e pamundur janë një mijë. Lejojini vetes të kuptoni që dashuria nuk i lëviz vërtet malet dhe fokusohuni tek motivet pse një dashuri si e juaja është e pamundur. Nëse ai është në një lidhje tjetër, ose ju, apo jeni të dy, fokusohuni tek vlerat tuaja morale. Nëse ai është profesor dhe ju studente, mendoni se shkolla do të përfundojë dhe do të njihni të tjerë pafund si ai. Nëse është vëllai apo babai i një mikes tuaj, mendoni për ndikimiet që kjo dashuri do të ketë në raportet tuaja. Nëse jeton largo se keni digerencë të madhe në moshë, mjafton pak guxim dhe një sforco e vullnetit.
Si të harroni një dashuri të madhe
T’i thuash lamtumirë dashurisë së jetës, të fejuarit tënd prej kohësh me të cilin ke ndarë një pjesë të rëndësishme të jetës tënde, është një prej gjërave më të rënda që mund të ndodhë të përballosh. Jepini vetes kohë. Ndoshta mund t’ju duket këshilla më banale, por është çelësi i shpëtimit. Jeni ndarë. Tani çdo gjë ka mbaruar. Filloni të jetoni me entuziazmin dhe kuriozitetin e asaj që ju pret përpara.
Si të harroni një dashuri të gabuar
Vetëm mendoni sa ditë, muaj, vite keni çuar dëm pranë dikujt që nuk është për ju. Megjithatë nëse jeni të bindur që edhe pse është e gabuar, është dashuria e jetës suaj, një shprehje e Ajnshtajnit thotë: “Kur një derë mbyllet, ju mund ta hapni përsëri, sepse kështu funksionojnë dyert.” Provoni të largoheni njëherë nga kjo dashuri për të kuptuar nëse ia dilni të jetoni dot pa të apo jo.
Si të harroni një burrë që nuk ju do
Si guxon ai? Nuk të ka parë mirë? Në ç’kuptim nuk të do? Duke u nisur nga këto hipoteza, nëse ai nuk do të jetë me ju ka motivet e tij. Dhe këto motive ju zhysin në dëshpërim më të thellë. T’i analizojmë ! Nuk ju do sepse do një tjetër? Dashuria juaj ka mbaruar? Nuk i pëlqeni më ? Ju nuk do plakeni duke zgjidhur problemet e tij. Gjeni dikë tjetër që ju vlerëson dhe nuk i ka probleme të tilla.
Si të harroni një dashuri të përfunduar keq
Le të vlerësojmë dëmin: zemra juaj është e shkatërruar dhe ju besoni që nuk do të rregullohet kurrë kjo situatë. Edhe pse çdo gjë ka mbaruar, nuk duhet të mendoni se nuk ja ka vlejtur, kujtimet e bukura ngelen gjithmonë. Por fakti që jeni ndarë për çfarëdolloj motivi (tradhti, mospërputhshmëri), ju jep një arsye për ta harruar shumë shpejt.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu