Profesoresha e njohur tregon historinë e jetës së saj
Profesoresha e njohur e Historisë, Valentina Duka, dekane e Fakultetit e të Historisë dhe Filologjisë, ka rrëfyer në emisionin “Këndi i Ekselencës”, historinë e jetës së saj, e shoqëruar nga bashkëshorti, Ferit Duka, dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale në UET.
Çifti Duka kanë treguar se si janë njohur në ambientet e punës dhe më pas lindi dashuria. Ata kanë treguar edhe për jetesën e vështirë gjatë periudhës së komunizmit, ndërsa momentin më të lumtur në jetë kanë konsideruar lindjen e djalit të tyre.
Valentina Duka nuk ka mundur t’i mbajë lotët kur në emision është transmetuar një video përshëndetëse e djalit, që prej vitesh jeton në Frankfurt. “Unë u preka se kam kohë që nuk e kam parë”, tha mes lotësh profesoresha.
Ndryshe nga prindërit e tij historianë, ai ka zgjedhur të studiojë për financë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu