Kryesore
Bella Hadid: Krenare që jam myslimane
Që prej prezantimit të ligjit anti-emigracion nga presidenti Donald Trump, në janar, motrat Bella dhe Gigi Hadid kanë reaguar vazhdimisht duke shprehur mospëlqimin e tyre për urdhërin ekzekutiv famëkeq.
Asokohe modelet e famshme dolën në protesta dhe së fundmi, Bella Hadid ka dhënë një tjetër deklaratë të bujshme lidhur me këtë çështje.
“Im atë ka qenë refugjat kur ka ardhur fillimisht në Amerikë. Ndaj politikat e Trump-it për emigracionin na prekin shumë, mua, motrën dhe vëllanë tim”, u shpreh ylli i pasarelave, duke shpjeguar se i ati i saj, tashmë një biznesmen miliarder, është njeri shumë besimtar.
“Ai falej gjithnjë me ne. Jam krenare që jam myslimane!”,- tha bukuroshja në një intervistë për revistën “Porter”, duke kundërshtuar hapur politikat momentale të SHBA-ve, që penalizojnë vazhdimisht besimtarët e fesë Islame.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu