“Moving Museums” nga British Council erdhi si aktivitet dhe trajnim edhe në Muzeun Historik Kombëtar. Takimi i profesionistëve të muzeumeve nga Ballkani Perëndimor, këtë herë mbërriti në kryeqytetin e Shqipërisë, dhe në këtë mënyrë Muzeu Kombëtar vazhdon të mbetet një pikë referimi për aktivitete të përmasave ndërkombëtare.
“Jemi të kënaqur dhe për më tepër të nderuar, që këtë herë u zgjodh jo vetëm Shqipëria por pikërisht Muzeu Historik Kombëtar me qëllim që të zhvillohet takimi i “Moving Museums” me ekspertët e muzeologjisë, gjë që do të thellojë bashkëpunimin mes tyre”, tha mes të tjerash në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori Dorian Koçi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu