Edi Rama dhe Ilir Meta kanë rënë dakord për rinovimin e koalicionit për zgjedhjet e 18 qershorit.
Burime për Ora News bëjnë të ditur se PS dhe LSI do të hyjnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Këto burime bëjnë të ditur gjithashtu, se kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta, kanë arritur marrëveshje për zgjedhjet e presidentit të Republikës. Sipas gjasave, opozita do të përjashtohet nga ky proces dhe emri i presidentit të ri do të kënaqë vetëm PS dhe LSI.
Raportohet se LSI do të mbledhë Kryesinë, ku do të merret vendimi përfundimar për ftesën e PS.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu