E kaluara e vështirë e Rocky-t: Shita qenin që mos të vdisja urie
Vite më pas u bë një mit i kinemasë.
Por vitet e rinisë nuk kanë qenë të lehta për Sylvester Stallone, ashtu si shumë kolegë të tij.
Ylli i kinemasë, sot 70 vjeç tregon një pjesë të së kaluarës së tij që askush nuk i dinte. Me dy foto, njëra bardhezi, tjetra me ngjyra.
Ishte viti 1961 dhe ai ishte i ri, kishte mbushur 26 vjeç.
Në krah me “shokun më të mirë”, qenin e tij Butkus.
“Ishim të dy të dobët, jetonim në një tendë mbi një stacion treni, kishte buburreca kudo, nuk kishim ç’të bënim, por kishim ku të kalonim kohën. Aty nisa të studioj si skenarist. Dhe aty më erdhi ideja e Rocky-t, madje ideja e tij (i referohet qenit), por mos ia thoni njeriu”.
Pastaj vazhdon Stallone në rrëfimin “kur gjërat u përkeqësuan akoma më shumë, e shita për 37 euro sepse nuk kisha më para të blija për të ngrënë. Pastaj si në një mrekulli moderne, skenari për Rocky-n u shit dhe pata mundësinë të rimerrja mikun tim. Sigurisht, pronari i ri e dinte që isha i dëshpëruar ta rimerrja dhe më bëri ta paguaj 14 mijë euro. Por miku im i vlente gjitha, deri në centin e fundit”./American Eye
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu