Lidhu me ne

Kryesore

Ja si mund ta zgjidhim krizën

17742344_272872429805267_803508625_n
“Na duhet një pakt kombëtar për reformën zgjedhore, një pakt kombëtar për integrimin e vendit dhe një pakt kombëtar për reformën në drejtësi”. Deputetja Mesila Doda përsëriti nga Sukthi i Durrësit propozimet e PDIU-së, për klasën politike shqiptare, si mundësi për daljen nga kriza që ka mbërthyer vendin.

 

Në takimin e organizuar me simpatizantë dhe përkrahës të PDIU-së ku ishte i pranishëm edhe kryetari i PDIU-së në Durrës, Krenar Lasko, Sekretarja e Përgjithshme theksoi se “Ne të gjithë duam të shkojmë në zgjedhje, por duhet të shkojmë si njerëz që kemi siguri. Opozita kërkon më shumë mekanizma shtesë për garantimin e zgjedhjeve dhe ka gjithë të drejtën e zotit për t’i kërkuar këto garanci”.
Deputetja Mesila Doda bëri me dije edhe disa nga propozimet e tjera të PDIU-së. “Cili janë propozimet që ne bëjmë? PDIU propozon që Drejtori i Policisë dhe gjithë zinxhiri drejtues i policisë, të jenë persona teknikë dhe të jenë të vendosur me konsensus të plotë nga të gjitha palët. Ky është propozimi ynë i parë për të rritur shkallën e sigurisë për zgjedhjet e ardhshme. Ne kemi propozuar edhe që një grup prokurorësh të instalohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të evidentojë çdo shkelje të fushatës zgjedhore dhe gjatë numërimit të votave. Rreth 500 mijë vota prodhojnë 0 deputetë, kjo sepse dy partitë e mëdha kanë rënë dakord që ti ndajnë mes tyre këto vota dhe të prodhojnë mandate shtesë për veten e tyre. Ky sistem zgjedhor ka prodhuar 7 mandate shtesë për një forcë politike dhe 9 mandate shtesë për forcën tjetër. Kjo është vjedhja që i bëhet qytetarëve të Shqipërisë ditën për diell. Prandaj ne duhet ta thyejmë këtë pakt kriminal, me qëllim që ne të hyjmë të lirë në procesin zgjedhor dhe të kemi mundësi që secili të marrë përfaqësuesit e vet në Parlamentin e Shqipërisë, sipas rezultateve. Propozimi tjetër i PDIU-së është ndryshimi i sistemit zgjedhor, jo koalicioneve parazgjedhore, koalicioni të bëhet pas zgjedhjeve dhe një sistem proporcional me një zonë zgjedhore, sepse Shqipëria meriton të jetë një zonë zgjedhore, nuk ka arsye pse të ndahemi në 12 zona. Kjo është një mundësi e mirë për të hyrë në Parlament dhe për të paraqitur në mënyrë dinjitoze votën e qytetarëve, por mbi të gjitha të kemi mundësi që të sjellim një Parlament të drejtë ku vota e qytetarëve vlerësohet në mënyrë të barabartë”,- u shpreh deputetja Mesila Doda.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook