Duke komentuar ditën e sotme të protestës, kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se dhjetëra pedagogë u bashkuan me opozitën për të diskutuar rreth gjendjes, sipas tij, të mjeruar të arsimit të lartë.
“Ata u shprehën se reforma e arsimit të lartë është bërë për të mbrojtur interesat e klientëve të kryeministrit përkundër atyre të qytetarëve”- ka deklaruar Basha.
Sipas tij, reforma Rama-Nikolla kufizon lirinë e zgjedhjes së të rinjve, kufizon pavarësinë e Universiteteve dhe cungon lirinë akademike e intelektuale.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu