Kryeministri Edi Rama u ka uruar qytetarëve mirëmëngjesin e sotëm me një postim të imazhit të yllit më të ri shqiptar, Enkelejda Kamani, solistja e re e TOB që u rendit e para ndër 6 fituesit e Akademisë La Scala për periudhën 2017-2019.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me imazhin e yllit më të ri shqiptar, Enkelejda Kamani, solistja e re e TOB që u rendit e para ndër 6 fituesit e Akademisë La Scala për periudhën 2017-2019!
Qiellit të botës operistike i shtohet një tjetër yll, që na provon sërish se ëndrrat me sy hapur, realizohen kur pasioni dhe vendosmëria nuk njohin pengesë.
Faleminderit Enkelejda”, shkruan Kryeministri Rama.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu