Kryeministri Edi Rama është nderuar me urdhrin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Lajmin e ka dhënë vetë Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.
“Ndihem i nderuar që kam marrë urdhrin “Komandant i Legjionit të Nderit” nga presidenti francez. Faleminderit Francë”- shkruan Rama në postimin e tij në Twitter.
Titulli i është dorëzuar kreut të qeverisë nga presidenti francez François Hollande. Urdhri i krijuar nga Napoleon Bonaparte në vitin 1802, është urdhri apo nderimi më i lartë kombëtar në Francë dhe numëron 93 mijë anëtarë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu