Lidhu me ne

Aktualitet

Jam provinciali që laj, hekuros dhe pastroj


Ai nuk është politikani tipik që njohim. Fitoi me 100% zgjedhjet në partinë e tij dhe tashmë është librashitësi që do të bëhet kancelar. Martin Schulz tregon marrëdhënien e tij me bashkëshorten, të cilën e ndihmon me punët e shtëpisë. Flet për raportetme Zotin, me komshinjtë, me qytetin ku lindi dhe si do të mbetet “provinciali i përjetshëm”…
2D1F825800000578-3261149-image-a-3_1444081238450
Ai mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, por është shumë larg të qenit politikani i rëndë, autoritar dhe që di të japë vetëm urdhra. Krejt e kundërta. Martin Schulz megjithëse është gjithë kohës në lëvizje, nuk përton që në shtëpi të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Në një intervistë për gjermanen Bild am Sonntag, ai tregon se jeton në të njëjtën shtëpi ku lindi dhe atje ai nuk është as kandidati për kancelar, as ish-kryebashkiaku dhe as ish-kreu i Parlamentit Europian. Ai atje është Martini. Si kancelar premton se do të luftojë për të drejtat e grave, atë që bën edhe tani në raport me gruan e tij: është e vërtetë që nuk di të gatuajë, por ama hekuros, përdor lavatriçen, pastron borën, hedh mbeturinat, ndërsa specialiteti i tij është rregullimi i krevatit.
Përballë me gazetarin, ka edhe një pjatë me biskota, por preferon të pijë vetëm kafen pa sheqer. Në vitin e fundit ka humbur 12 kile dhe vetëm një herë në javë i lejon vetes “mëkatin” e të ngrënit siç do. Përgjithësisht jep përgjigje të shpejta dhe të drejtpërdrejta, përveç njërës: asaj që ka të bëjë me besimin. Kreu i PSD-së është një njohës i mirë i Biblës, citon përmendësh vargje të saj, por raporti me Zotin është më kompleks.
Zoti Schulz, “100 për qindëshi” qe morrët në kongresin e Partisë Social Demokrate, është triumf apo barrë?
Sigurisht që më është bërë qejfi, por në të njëjtën kohë pyes veten se çfarë po ndodh. Falë Zotit në jetën time kam kaluar momente të mira dhe të këqija. Njohja e këtij alternimi më ndihmon që të mos e humbas toruan. Kam gjetur një ekuilibër me veten time.
Akuzoheni se keni favorizuar bashkëpunëtorët tuaj kur ishit kryetar i Parlamentit Europian. A keni bërë gabime?
Administrata e Parlamentit ka qartësuar gjithçka dhe sjellja ime ka qenë korrekte. Në komisionin e kontrolleve të bilanceve u formua mazhoranca pasi u bashkuan bashkë anti-europianët, konservatorët dhe të gjelbërit. Në këtë pikë nuk mund të bëj asgjë.
Cila është ajo gjë te ju që i ngre nervat bashkëshortes suaj, Inge?
Mungesa ime e vazhdueshme.
Gruaja juaj e ka ndjekur kongresin nga televizori. Si reagoi për 100%?
Nuk do ta zbuloj se çfarë më ka thënë në telefon, por pak a shumë kuptimi ishte ky: “Edhe kjo na duhej!”. Gruaja ime është një person shumë i arsyeshëm që më bën të qëndroj me këmbë në tokë.
Flini keq gjatë kësaj kohe?
Fle pak, por gjatë atyre pak orëve që fle bëj gjumë të mirë.
Mbiemri Schulz është mbiemri i nëntë më i përhapur në Gjermani. Cilat janë objektivat që i ka vënë vetes Kancelari Schulz?
Një politikë që nuk sheh vetëm emrat e mëdhenj, por që merret me jetën e qytetarëve të thjeshtë. Unë vetë përpiqem të jetoj si të gjithë qytetarët në vendin tonë.
Por ju keni eskortën tuaj, një makinë shërbimi, zyrë të madhe, takoheni me njerëz të rëndësishëm dhe jeni gjithmonë në udhëtim.
Ama quhem akoma si provincial. Jetoj në të njëjtën shtëpi ku kam lindur dhe ku kam qenë kryebashkiak, ku jetojnë prindërit dhe vëllezërit e mi. Fqinjët në të majtë të shtëpisë sime kanë një fëmijë të vogël, në të djathtë jeton një shok i vjetër shkolle, përballë është shefi i zjarrëfikësve dhe në anën tjetër një çift pensionistësh, ku burri është tashmë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ja pra, jetoj mes njerëzish të thjeshtë.
Por sa kohë shpenzon kandidati për kancelar mes këtyre njerëzve të thjeshtë?
Aty nuk jam kandidati për kancelar. Aty jam thjesht Martini, kaq. Edhe pse shumë herë do të ishte më e përshtatshme të flija në hotel, përpiqem të kthehem në shtëpi të paktën dy ditë në javë.
Kundërshtarët ju akuzojnë se ju hidhni hi syve, por shumë pak fakte kanë arritur të nxjerrin. Cila do të ishte gjëja e parë që do të ndryshonit si kancelar?
Do të përballesha menjëherë me dy gjëra: një impenjim më i madh për forcimin e Bashkimit Europian dhe heqjen e një prej padrejtësive më të mëdha, faktin që për të njëjtën punë gratë paguhen më pak se meshkujt. Javën tjetër në Bundestag do të miratojmë një ligj transparence, ku grave do t’i lejohet marrja e informacionit me qëllim që të shohin nëse janë të diskriminuara dhe të kërkojnë rritje page. Ky është një hap i rëndësishëm, por nuk mjafton.
Gratë fitojnë më pak sepse shumë prej tyre punojnë part-time.
Po, është e vërtetë, por ama part-time mund të jetë edhe një kurth për gratë të cilat më pas nuk arrijnë të rrisin orët e tyre të punës. Në Gjermani duhet vendosur një herë e mirë e drejta për t’u kthyer me kohë të plotë, gjë që CDU e bllokon.
Në Gjermani pjesa më e madhe e punëve të shtëpisë bëhet nga gratë. Çfarë ndodh në shtëpinë tuaj?
Kur ndodhem në shtëpi, bëj pjesën më të madhe të punëve.
E thonë të gjithë burrat.
Në rregull, nuk di të gatuaj. Kur është rradha ime të gatuaj, filloj e kërkoj numrat e restoranteve në qytet. Por di të përdor të gjitha ciklet e lavatriçes dhe di të hekuros. Një gjë e bëj në mënyrë të përkryer është të rregulloj krevatin. Gjithashtu pastroj dëborën dhe hedh mbeturinat. Doni më?
Ju keni shkuar në një shkollë katolike. Besoni në Zot?
Është një pyetje shumë personale. Që kur isha adoleshent, 16 apo 17 vjeç, zhvilloja debate me drejtuesin e shkollës, një nga personat që ka influencuar më së shumti në jetën time. Kam eksperimentuar me veten për të gjetur se sa mund të më ndihmojë besimi në momente të vështira. Nuk kam më asnjë dyshim: do të vazhdoj kërkimin tim deri në ditën e fundit të jetës.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix8 orë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix8 orë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix8 orë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix8 orë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Mix8 orë më herët

Ana e errët e rinisë së përjetshme

“Njerëzit gjithmonë duan diçka të re. Është e pashmangshme. Dhe në të pesëdhjetat, gjithçka ka mbaruar”. Me këto fjalë në...

Mix8 orë më herët

Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?

Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës,...

Radar8 orë më herët

Princ Leka, edhe dajak edhe burg!

E papritur: Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën! 6 muaj për Elia Zaharinë dhe...

Mix10 orë më herët

Tensioni i ulët, çfarë duhet të hani?

Presioni normal i gjakut për shumicën e njerëzve është zakonisht nën 120/80 mm Hg. Nëse keni tregues nën 90/60 mm...

Mix10 orë më herët

Çfarë është Kolagjeni? Përfitimet shëndetësore

Kolagjeni është një proteinë strukturore thelbësore për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. I diskutuar shpesh për kujdesin e lëkurës, kolagjeni...

Facebook