Rruga “Leka i Madh” është një tjetër investim që do t’i shtohet lagjes Paskuqan 1 në vitin 2017. Mes projekteve të shumta të Bashkisë Kamëz për këtë vit është ai për ndërtimin e rrugës “Leka i Madh”, e cila ndodhet në lagjen Paskuqan 1 dhe kufizohet me rrugën “Lidhja e Prizrenit” dhe bën lidhjen e disa segmenteve të tjera rrugore. Për këtë arsye ndërtimi i saj merr rëndësi të madhe, duke qenë se i vjen në ndihmë një numri të konsiderueshëm banorësh. Janë kërkesat e këtyre banorëve që ka marrë parasysh Bashkia për të hartuar një projekt bashkëkohor për ndërtimin e rrugës “Leka i Madh”, me gjatësi prej 258 ml dhe gjerësi 4 ml. Kjo, me qëllimin për të ofruar një infrastrukturë të standardeve ndërkombëtare për qytetarët e zonës dhe për të bërë të mundur edhe zhvillimin e bizneseve përgjatë kësaj rruge, gjë e cila do të ndikojë në rritjen e numrit të të punësuarve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu