Politikanët bashkohen me publikun ku kanë dënuar dhe përqeshur titullin gazetës prestigjoze “Daily Mail” që publikoi në faqen e parë të saj kryeministren skoceze Nicola Sturgeon dhe Tereza Mayn që drejton Britaninë e Madhe, me titull skandaloz dhe i pafalshëm sipas tyre ku shkruhej: Harrojeni Brexit, ja kush fitoi garën për këmbët më të bukura.
Megjithëse në shqip nuk pështatet rima kjo frazë ka tronditur opinionin publik në Britani.
Fotoja e kopertinës së gazetës paraqiste kryeministren në një takim politik me lideren e Skocisë, Nicola Sturgeon.
Ky lajm ka shkaktuar te kryeminstrja Theresa May zemërim të gjerë.
Faqja e parë, e cila u shfaq në Twitter të hënën në mbrëmje, pati kritika të menjëhershme nga politikanët dhe nga publiku.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu