Lidhu me ne

Aktualitet

Doshi rikandidon në Shkodër

Zgjedhjet e 18 qershorit/Tom Doshi rikandidon në Shkodër si aleat i PS
Zgjedhjet e 18 qershorit pritet të sjellin shumë surpriza në listat elektorale. Skenarët shkojnë përtej partive të mëdha. Mazhoranca PS dhe LSI kanë konfiguruar kryesuesit e listave dhe tashmë pritet zyrtarizimi i tyre. Në të njëjtën fazë është edhe PDIU si aleati më i ri qeverisës.
Opozita ushtron presion të vazhdueshëm për të pasur garanci maksimale në zgjedhje por aleatët e saj dhe vetë PD kanë gati listat e kandidatëve. PAA, PBDNJ, Republikanët apo parti si Balli dhe Legaliteti kanë përgatitur listat e tyre elektorale, por ato kalojnë në heshtje.
Mazhorancë dhe opozitë pritet te kenë jo pak lëvizje.
Disa nga emrat aktivë të politikës, por edhe eksponentë të tjerë që kanë dalë nga partitë e mëdha, pritet që të lëvizin nga subjektet e tyre. Dikush për përplasje, dikush tjetër sepse mendon që i vetëm mbledh më shumë vota, janë surpriza e pritshme.
Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi u larguan nga PS duke themeluar Libra, Eduard Ndocaj mori drejtimin e Partise Bashkimi Demokristian Shqiptar, të tjerë eksponentë të poltikës që kanë përplasje me linjat zyrtare të partive mund të kandidojnë nga subjekte të tjera me te vogla politike.
Mësohet  se deputeti socialist Tom Doshi, në zgjedhjet e 18 qershorit do rikandidojë në Shkodër, por këtë herë jo nga Partia Socialiste. Burime zyrtare konfimuan se Doshi do kandidojë nga PSD e Skënder Gjinushit, në Shkodër, ai pritet të jetë kryesuesi i listës të kësaj partie në këtë qark.
Tom Doshi është një nga emrat kryesorë të socialistëve që do kandidojnë nga një tjetër subjekt poltikik. Pritet që lëvizja e tij të pasohet nga emra të tjerë  brenda PS, por edhe personazhe të tjerë të politikës që mund të jenë pjesë e llogarive politike dhe numrave elektoralë
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix50 minuta më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix55 minuta më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix57 minuta më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix59 minuta më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix3 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook