Kandidatët e LSI-së në Shkodër, Durrës, Tiranë, Berat, Lezhë, Dibër dhe Kukës
Partitë politike kanë nisur, ndonëse jo zyrtarisht, fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Palët kanë filluar konfigurimin e listave, duke i mbyllur në pjesën më të madhe të qarqeve, edhe pse opozita kërcënon me bojkotin e zgjedhjeve. LSI duket më e qartë në këtë fazë, kryesuesit e saj të listës kanë zbritur në bazë dhe Ilir Meta për shumë qarqe ka mbyllur gjithçka.
Në Shkodër lista do kryesohet nga Agron Çela dhe pasohet nga Dritan Ylli e Keti Bazhdari.
Në Durrës lista e LSI përbëhet nga Lefter Koka, si dhe dy emra të tjerë, të cilët nuk janë konfiguruar ende: Ilir Meta dhe Bahri Shaqiri.
Në listën e Tiranës janë Endrid Brahimllari, Luan Rama, Kejdi Mehmetaj, Klajda Gjosha, e cila mund të jetë dhe e dyta në qarkun e Korçës, si dhe Ilir Meta, nëse nuk do kandidojë në Durrës.
Në Berat lista përbëhet nga Nasip Naço, nje emër i dytë është Gledion Rehovica, që në fakt është në pikëpyetje pë shkak se në qarkun e Beratit nuk është konfirmuar ende lista e LSI.
Në Dibër kandidati i LSI do të jetë Përparim Spahiu.
Në qarkun e Kukësit kjo forcë politike do të përfaqësohet nga Ylli Shehu.
Në Lezhë është Gjovalin Kadeli.
Kjo me shumë gjasa është një listë përfundimtare, por që mund të mos bëhet realitet në rast se PD nuk hyn në zgjedhje. Meta ka theksuar se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, prandaj dhe këto lista mund të ngelen thjesht në letër.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu