Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një takim me drejtuesit e policisë, deklaroi se këtë vit do i vihet kapak historisë së gjatë të kultivimit të kanabisit.
“Sfida është përshkallëzimi i mëtejshëm i luftës kundër kultivimit të kanabisit. Pas shkatërrimit të “Republikës së Lazaratit”, ne kemi të gjitha arsyet ta konsiderojmë vitin 2017 si vitin që i vë kapak kësaj historie të gjatë. Puna e nisur me kontrolle të imta dhe të vazhdueshme në të gjithë territorin për të parandaluar mbjelljen e kanabisit, përbën një bazë inkurajuese që në vjeshtën e këtij viti ne të dalim krenarë përballë popullit dhe partnerëve ndërkombëtarë”- tha Rama.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu