Yahoo News i ka kushtuar vend edhe, ndoshta rrugës më të re në botë që mban emrin e Presidentit amerikan Donald Trump. Në një raportim nga Kamza të huazuar nga AFP, paraqitet një banor i qytetit, një shitës ambulant që quhet Haxhi Hyra, 52 vjeç. Pasi ankohet për jetën e vështirë që nuk përputhet me emrat grandiozë të rrugëve, Hyra shpreson te një e mirë që mund të sjellë emri Donald Trump në rrugën ku ai shet. “Shpresoj se një ditë do ta vizitojë Kamzën dhe do të blejë kokoshkat e mia”, thotë ai. “Ato do të jenë të sapobëra dhe në vendin e duhur”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu