Gazetarja Anila Basha e ftuar për një intervistë në In TV ka rrëfyer marrëdhëniet e saj me politikanë, por jo vetëm.
E pyetur nga moderatorja e emisionit se çfarë mendimi ka për politikanët shqiptarë ajo ka dhënë disa opinione. “Unë vdes për doktorin. Shumë i mirë. Është njeri energjik është një burrë që edhe pse i ka kaluar mosha ka rënë dhe është ngritur, nuk e di se ku e gjen atë energji. Ai duhet të jetë motivim për ne”, ka thënë Basha. ndërsa për kreun e bashkisë Erjon Veliajn, ajo është përgjigjur me një fjalë: “punëtor”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu