Qeset plastike në supermarketet kryesore në Tiranë, që prej datës 2 prill, do të jenë me pagesë. Kjo është një politikë përmes së cilës Bashkia e Tiranës synon të ulë ndotjen në qytet.
“Sot është shumë e rëndësishme që të fillojmë me këtë politikë, ku do të bëhen pjesë marketet më të mëdha, për t’i dekurajuar të gjithë për të mos i përdorur qeset plastike dhe unë mendoj që është një nga mënyrat më të mira që ne të kontribuojmë për një qytet më të shëndetshëm sesa ky që kemi sot”, tha Veliaj.
Të dhënat tregojnë se në një muaj në Tiranë, gjenerohen 100 ton qese plastike. Veliaj thotë se ky vendim i guximshëm do të japë rezultatin e tij, ashtu siç dhanë politikat për parkimin dhe pastrimin një vit më parë.
Nga data 2 prill një qese plastike do të kushtojë 3 lekë për qeset e vogla dhe 5 lekë për qeset e mëdha.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu