Disa sugjerime për gatim me hithra. Siç dihet hithra është një barishte e famshme përvëluese. Ajo nuk të gërvisht, por të përcëllon. Zbutja e hithrës nis me zierjen e pothuajse 2 litrave ujë në një tenxhere ku duhet të hidhni një lugë gjelle me kripë e cila u lejon hithrave të ruajnë ngjyrën e tyre të gjelbër.
1. Një kavërdisje e thjeshtë në tigan me pak vaj dhe hudhër është një metodë shumë e përdorur e gatimit të hithrave, tiganisja e bën këtë recetë shumë të shijshme. Shija e hithrës shumëfishohet dhe vlerat e saj janë të plota.
2. Salca me hithra është një oaz shijesh pranverore. Kjo salcë e gjelbër mund të përdoret në makarona, ose për brusketa. Shija intense e hithrës zbutet me delikatesë nga hurdha, vaji i ullirit dhe djathi të cilat janë të nevojshme për përgatitjen e salcës.
3. Përdorni hithrat në brumin e picës, shtoni djathë dhe piqeni. Do të përftoni një picë jo të zakonshme, por shumë të shijshme. Hithra do t’i japë picës një shije arrore që kombinohet mirë me djathin Pekorino ose atë kaçkavall.
4. Me hithrën mund të përgatisni salca për mbushje. Ravioli është një gatim ku mund ta përdorni hithrën për mbushje dhe të shtoni gjalpë dhe djathtë Parmixhano.
5. Supa me hithra është një tjetër recetë e sugjeruar. Kjo supë ofron një buqetë pranverore vlerash dhe në veçanti ka klorofilin që do t’i japë organizmit tuaj energjinë aq të nevojshme e të gjelbër.
6. Pas zierjes dhe tharjes, hithrat mund të përdoren për të zëvëndësuar spinaqin në disa receta si për shembull lazanja me spinaq ose oriz me spinaq.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu