Lidhu me ne

Kryesore

Baton Haxhiu ja kalon militantëve: Rama – Meta, titanë. Meta, pashpirtshmërisht pragmatist, Rama idealist!!!

Baton Haxhiu, gazetar nga Kosova dhe këshilltar permanent pranë të majtës/ave të Shqipërisë ka komentuar dje në një debat televiziv të ardhmen e koalicionit PS-LSI. Nuk ka shumë rëndësi sesi do të shkojnë punët pasi kjo do të bëhet shpejt e ditur dhe tashmë shqiptarët u mësuan me dy politikanët mistrecë që drejtojnë këtë vend për katër vjet, por përpjekja e Haxhiu për të ofruar në vend të një analize politike, një profil psikologjik që na sugjerohet që ne vdekatarët ta admirojmë.
Raporti i tyre është me dhimbje, se është një betejë politike, kanë përplasje serioze por kanë qetësi në opinionin publik, janë të pavërejtshëm në betejën e dy titanëve. Dhimbja është që unë tani e tutje preferoj një betejë të vështirë në zgjedhje dhe një lehtësi në qeverisje, tani duhet të ndodhë e kundërta, ky koalicion përveç se është krijuar një dallim serioz mes dy liderëve, Meta është pragmatik, ka një pashpirtësi në pragmatizëm, Rama është i mbështjellur në idealizëm për reformën. Këtu ka një përplasje brenda ideologjisë, ka një kujtesë se si janë ngritur. Do të kisha dëshirë të ketë një garë të fortë dhe të rëndë zgjedhore dhe një qeverisje të lehtë dhe jo siç ka ndodhur herën e kaluar. 100 % duhet të dalin veçmas edhe pse e kanë arritur marrëveshjen për të dalë bashkë, vetëm nëse ndodh ndonje gjë që është e paparashikueshme”, tha Baton Haxhiu.
Të marrin lotët para këtyre monumenteve të gjalla që na skicon gazetari, edhe vetë mesa duket i autosugjestionuar nga hija e rëndë e titanëve Rama – Meta.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore55 minuta më herët

SONDAZHI: Rama merr mandatin e katërt me 50.5%, Berisha forcë e dytë

Sondazhi i “Piepolit” në bashkëpunim me Report TV, nxjerr Partinë Socialiste fituese në zgjedhjet e 11 majit. Sipas të dhënave...

Radar1 orë më herët

Adriana Kalaja do të jetë ministre, nëse PD vjen në pushtet

Sali Berisha përmendi disa prej emrave që mund të ishin pjesë e qeverisë, nëse do të fitonte zgjedhjet e 11...

Radar2 orë më herët

Kryemadhi: Basha ka qenë shkak për divorcin tim me Metën

Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për procesin e divorcit të saj me ish-Presidentin Ilir Meta. E ftuar në Opinion, Kryemadhi thotë se as...

Radar3 orë më herët

Të shash Edi Ramën në Facebook – Kur mjafton dhe kaq për t’u bërë deputet

Edhe pse fushata elektorale nuk ka nisur ende zyrtarisht, prej më shumë se një muaji, tashmë partitë politike kanë nisur...

Mix23 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix23 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix24 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix1 ditë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix1 ditë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix1 ditë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Facebook