Lidhu me ne

Kryesore

Udhëtim në tokën e shqiptarëve të Italisë


IMG_9133
Hora e Arbëreshëvet është një qytezë arbëreshe me mbi 6.500 banorë në krahinën e Palermos, të rajonit të Sicilisë në Itali.
Ajo njihet si kryeqytet i arbëreshëve, një nga bashkësitë më të mëdha të komuniteteve historike shqiptare të Italisë, qendra më e rëndësishme dhe më e populluar e arbëreshëve të Sicilisë.
Hora e Arbëreshëvet ndodhet 24 km larg nga Palermo.
Ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare.
IMG_9139
Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan.
Identiteti i Horës së Arbëreshëvet është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.
Bashkia përdor në dokumentet zyrtare dygjuhësore gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali.
IMG_9138
Sot jetojnë këtu shumë shqiptarë të tjerë, që erdhën gjatë emigracionit të fundit shqiptar.
Hora e Arbëreshëvet u themelua më 30 gusht të vitit 1488 nga një grup shqiptarësh nga Himara. Në fundin e viteve 1400 një sulm i perandorisë turko-osmane i detyroi familjet e Arbërisë të linin vendin dhe të iknin për lirinë drejt anës tjetër të detit Adriatik për në Itali.
Edhe pse kanë kalur shekuj, ata vazhdojnë të ruajnë zakonet, traditat, gjuhën dhe çdo gjë tjetër ashtu si para 500 vitesh.
Kur mësuan se Shqipëria do të vinte të luante në Palermo ndaj Italisë për ta ishte një festë e jashtëzakonshme, madje kur i pyet se për kë do të bëjnë tifo të premten, të përgjigjen paksa me ironi:
“Përderisa kemi ruajtur traditat dhe gjuhën për 500 vjet, a mos ndoshta mendoni se do të mbështesim Italinë”
IMG_9133IMG_9136
Arbëreshët e Siçilisë por dhe rreth 5 mijë shqiptarë të tjerë të ardhur pas viteve 90 do të jenë në mbështetje të kuqezinjve, pa llogaritur avionat pa fund me tifozë shqiptarë zbarkojnë në Palermo në dy ditët e fundit.
Ndaj Italisë luajmë në shtëpi apo jashtë fushe?
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Sa kushton ndërtimi i një makine Formula 1?

Formula 1 është një sport automobilistik ndërkombëtar tepër konkurrues që nga viti 1950. Makinat e F1 janë ndër mjetet më...

Mix17 orë më herët

Pixel 9a është zyrtar: gjithçka rreth smartfonit të ri Google

Pixel 9a i ri është zyrtar: smartphone Google do të mbërrijë në Itali në prill, me një çmim të përafruar...

Mix17 orë më herët

LEGO dhe Pokémon: bashkëpunimi që do të çmendë të rriturit dhe fëmijët po vjen

Duke filluar nga viti 2026, një partneritet shumëvjeçar midis The LEGO Group dhe The Pokémon Company International do t’i lejojë...

Radar18 orë më herët

Kush e solli Sorosin në Shqipëri? Zbulohet dokumenti me firmën e kryeministrit që i siguroi zyrë dhe apartament të paguar për një vit

Sa herë që Fondacioni Soros kthehet në debat politik në Shqipëri, pyetja që e shoqëron këtë debat është se kush...

Kritike18 orë më herët

Agron Shehaj në “botën e çudirave”

Shehaj në Mar-a-Lago, flet nga vila e Trump: Mbështetje për Shqipërinë dhe drejtësinë! A mund të ekzistojë një lajm më...

Radar18 orë më herët

“S’do i lëmë shqiptarët në dorën e sistemit të drejtësisë Soros, do e reformojmë” – Berisha

Reformim të sistemit të drejtësisë paralajmëroi sot kreu i PD-së Berisha, diçka të cilën e ka përsëritur jo pak herë...

Kryesore23 orë më herët

Sondazhi/ Rama, politikani më i pëlqyer në Tiranë, e ndjek Agron Shehaj

Barometri në Euronews Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është kampion rastësor i shtresëzuar...

Aktualitet23 orë më herët

“Pse nuk do votoj opozitën” – Ylli Manjani: A ja vlen të bëhesh makinë llogaritëse e votave të Mulit?!

Ylli Manjani ka shpjeguar edhe njëherë, përse nuk do të votojë më 11 maj, as opozitën dhe as mazhorancën. “Për...

Mix2 ditë më herët

Ja dieta ushqimore që i bën mirë trurit

Ushqimi i duhur gjatë ditës nuk është vetëm çështje e shijes por edhe e elementeve thelbësore për si vitaminat dhe...

Mix2 ditë më herët

Frutat që duhet të konsumoni për të patur një bark të sheshtë

Jemi vetëm tre muaj larg verës dhe është koha e përkryer për të vendosur objektiva fitnesi dhe për të pasur...

Facebook