“Unë kam një mace, ta fal ty Erion, macja kafshon rastësisht Taulant Ballën, mëqe ti e përkëdhel shumë. Kush e ka fajin, unë, ti, Taulanti, apo macja?” kjo është gjëegjëza e parashtruar një muaj më parë nga Ben Blushi. Dhe sot vetë deputeti tregoi kush ishte macja, duke iu referuar kryeministrit Rama.
“Macja ju ka kafshuar të gjithëve juve!”, u shpreh Blushi.
Ndërkohë me kryetarin e Kuvendit, Meten, macet “zbuten”, ashtu siç ka ndodhur me Sashen e tij (Sasha-macja e Ilir Metes).
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu