Në kuvendin që ka mbajtur të hënën FDP (Partia Liberale e Zvicrës) e qarkut të 9 të Zyrihut, kryetar i ri është zgjedhur aktivisti shqiptar i kësaj partie, Përparim Avdili. Ai i zë vendin kolegut të tij Lukas Walther, i cili e ka udhëhequr me sukses FDP-në e këtij qarku gjatë dy viteve të kaluara. Përparim Avdili është angazhuar politikisht për Zyrihun për ta bërë atë një qendër të fortë ekonomike dhe po ashtu për një politikë liberale dhe largpamëse migracioni.
Përparimi ka lindur para 29 vitesh në Llojan të Kumanovës dhe ka shkuar në Zvicër, ku i punonte babai prej vitesh kur ai ishte në moshën një vjeçare. Avdili ka jetuar në Zyrih, ku ka mbaruar shkollimin fillor dhe të mesëm të ekonomisë. Ka filluar punën në bankën Credit Suise si llogaritar dhe duke qenë punonjës i kësaj banke, ai ka vazhduar dhe kryer një sërë kualifikimesh e specializimesh për punë bankare. Përveç si politikan i FDP-së, Përparim Avdili është mjaft i njohur edhe për angazhimet e tij në komunitetin shqiptar të Zyrihut dhe të gjithë Zvicrës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu