Lidhu me ne

Gatime

6 ushqime që luftojnë lodhjen e mesditës

Të gjithëve na ka ndodhur—ora shkon 14:00 dhe energjitë e fokusi janë në pikiatë. Konsumimi i një dreke plot karbohidrate, mospirja mjaftueshme e ujit dhe të qëndruarit ulur për një kohë t gjatë janë kontribuues në gjumin që të rëndon qepallat. Një tjetër filxhan kafe nuk është gjithmonë përgjigja më e mirë— teprimi me kafeinën mund ta dehidratojw trupin dhe ta rëndojë lodhjen, prandaj provo këto gjashtë ushqime që të japin energji dhe luftojnë lodhjen e drekës.
Farat chia
Farat chia jo vetëm që mund të përdoren me gjithçka, por janë edhe të pasura në vlera ushqyese. Ato përmbajnë fibër, kalcium dhe magnez, që është shumë i rëndësishëm për furnizimin me energji të trupit tënd. Plus, fibra dhe karbohidratet e ngadalta që gjenden te farat chia të japin energji që zgjat gjithë ditën. Përziej një lugë çaji në  smoothie-n e mëngjesit për energji që zgjasin gjithë ditën, ose përdori me kos, për një zëmër pasditeje të mbushur me proteina.
Spinaqi
Spinaqi mund të përzihet në një smoothie, të përdoret në omëletën apo të hahet sallatë për të luftuar lodhjen e pasdites. Një racion spinaq ka përbërësin kryesor që kontribuon në rritjen e nivelit të energjisë: hekurin. Hekuri është kyç për prodhimin e adenozinë-trifosfatit, burim energjisë për trupin tënd.
Farat e kungullit
Një grusht fara kungulli  është gjithçka të duhet për një dozë të mirë hekuri dhe magnezi. Magnezi aktivizon enzimat tretëse, të cilat e shpërbëjnë ushqimin që trupi yt përdorë si energji. Një grusht fara kungulli përmban 74 miligram magnez, gati 19 për qind të vlerës që rekomandohet të merret çdo ditë, dhe pesë gramë proteinë, gati 10 për qind të vlerës së rekomanduar.
Pjepri/Bostani
Uji mund të japi energji, kështu që edhe ushqimet që e hidratojnë trupin ta rrisin energjinë. Frutat që përmbajnë shumë ujë, si pjepri dhe shalqiri,  që janë më shumë se 90 për qind ujë, e ndihmojnë trupin tënd që të luftojë lodhjen e mesditës. Shalqiri gjithashtu e furnizon trupin tënd me fruktozë, një sheqer natyral që tretet ngadalë për të siguruar energji për një kohë të gjatë.
Fëstëkët
Fëstëkët janë plot Vitaminë B6, magnez, hekur dhe mangan, të gjitha ndihmuese në prodhimin e energjisë. Bajamet, arrat shqeme (cashews) dhe kikirikët janë gjithashtu në listën e arrave të pasura me magnezium. Fëstëkët janë gjithashtu shumë të pasur me proteina: 28 gramë fëstëkë përmbajnë gjashtë gramë proteinë. Vetëm bëj kujdes me masën, sepse arrat kanë shumë kalori dhe yndyrë.
Çaji jeshil
Kur energjitë fillojnë e shterojnë në orët e pasdrekes, e njëjta gjë ndodh edhe me produktivitetin. Merr një dozë të mirë energjie dhe jepi hov fokusit me një filxhan çaji jeshil. Një filxhan çaji jeshil përmban më pak kafeinë se një filxhan kafe (kështu që nuk të fillon aritmia) por ka mjaftueshëm për të të zgjuar. Çaji jeshil është gjithashtu i pasur me L-teanine, një aminoacid që ndihmon trurin të jetë në formën e tij më të mirë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook