Lidhu me ne

Kryesore

Pse analistët si afër LSI ashtu edhe PS po thonë të njëjtën gjë


A do ndahet koalicioni PS-LSI, apo jo? Kjo është çështja…

Ilir_Meta_-_Edi_Rama
Portalet po flasin sot për një takim të fshehtë të dyshes Rama-Meta, ndërsa analistët si afër Partisë Socialiste ashtu edhe afër Lëvizjes Socialiste për Integrim po thonë se koalicioni ‘se ka të gjatë’.
I pari që e tha këtë ishte botuesi i mediave “Mapo” dhe analisti Henri Çili dje në “Zonë e Lirë” me Arian Çanin. Çili madje dha një datë, ai tha se koalicioni qeverisës do të zgjasë deri në 15 prill.
“Unë e kam argument jo parashikim. Ky koalicion zgjat maksimumi dhe një muaj. Rama dhe Meta nuk do të hyjnë bashkë në zgjedhjet e 18 Qershorit. Pra, do të garojnë në vete, nuk do të ketë një koalicion parazgjedhor”.
Pas tij menjëherë kanë vërshuar edhe analistët e tjerë…
Në një shkrim me titull “PS-LSI, aleanca e pamundur” analisti Arion Sulo në gazeten Mapo, shkruan se “pingpongu i akuzave PS-LSI filloi dje më në fund të heqë vellon e misterit që mbulonte të ardhmen e koalicionit, dy krahët e të cilit kanë muaj që sforcohen me deklarata politikisht korrekte, por të pabesueshme për opinionin publik”.
“Shkëputja e fijeve të llogarive të koalicionit dhe ndarja më 1 prill nuk do të shërbente vetëm për të parë peshën e vërtetë të secilës prej tyre në elektorat, por edhe për të pasur një marrëveshjeje më luajale nesër. Ajo do të sqaronte dhe zgjidhte së pari, krizën që po troket fort duke nisur nga çadra e opozitës. Pak rëndësi ka me apo pa qeveri teknike. Në të kundërt, gjurmët e konfliktit mes PS-LSI do të mbarteshin në një katërvjeçar më të ashpër dhe të papërgjegjshëm se ky i tanishmi i qeverisjes me ‘dy krena’”.
Mero Baze, ashtu si Çili, të dy më afër PS-së, në “Top Story” ka thënë se Meta ka frikë koalicionin PS-LSI-PDIU. “Frika reale e Metës nuk  është numri i deputetëve por fuqia e tij për të qenë faktor vendimtar pas zgjedhjeve. Parimi politik i Metës është që nuk kanë rëndësi mandatet por mënyra se si i perdor ato. Meta po teston nëse ja vlen të dale i vetëm, të bjerë nga mandatet por të bëhet më i rëndësishëm, apo të rrijë në një koalicion që mund të marrë aq shumë sa atij nuk i vlen. Meta po kalkulon për një palë zgjedhje që atij i vlejnë në të gjitha aspektet… Nëse Meta hyn i vetëm në zgjedhje është kandidat për Kryeministër.”
Edhe analisti Artur Zheji bazuar në një shkrim të opinionistit dhe gazetarit kosovar Baton Haxhiut, thotë se e vetmja “Zgjidhje” është zgjidhja dhe ndarja e Koalicionit PSI-LSI, si një ndarje nga e “keqja”, për të shpëtuar “pjesën e mirë”, që është e përqëndruar te Rama dhe Kupola e tij.
“Muajt e fundit kemi pasur një marrëdhënie delikate mes koalicionit. Unë pajtohem me faktin që Ilir Meta, jo vetëm indirekt dhe në mënyrë virtuale kontribuon për ta mbajtur hapur atë çadrën e opozitës, duke e ushqyer me shpresë dhe duke bërë një lojë të dyfishtë, një aksion politik paralel dhe të mbivendosur me atë të opozitës, por duke e vonuar me qëllim dhe enkas përgjigjen për ftesat e përsëritura të Edi Ramës kohët e fundit, për një zgjatje të koalicionit… Ilir Meta mban ngërc shumë elementë në këtë ekuacion. Shtyrja e një fjale finale të cilën atij i takon ta thotë. (pra vazhdimi i koalicionit)”, kështu është shprehur analisti Skënder Minxhozi në emisionin e së enjtes në “Top Story”.
E ndërsa analistët thonë “të ndahen”, Rama dhe Meta takohen për një kafe tek Sofra e Ariut.
Kryeministria e ka mbajtur shumë të izoluar informacionin për takimin e sotëm mes dy liderëve të koalicionit qeverisës. Por burime për Tiranapost.al thanë se takimi Rama-Meta është një takim normal mes tyre.
Mbetet për tu parë nëse tjetër erë po fryn ose duhet të presim datën 1 prill…/
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar35 sekonda më herët

Putin dhe Trump nuk mjaftojnë për Jaltën e Re

Në një shkrim të fundit, me rastin e 80-vjetorit të Konferencës së Jaltës, ideologu konservator rus, Alexander Dugin, shkruan mbi...

Radar6 minuta më herët

“Mund të jemi forcë e parë opozitare” – Dash Shehi: Do ta thyejmë sistemin bipolar…

“Mund të jemi forcë e parë opozitare”. Kështu u shpreh Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, i ftuar në studion e...

Temporal20 orë më herët

Donald Trump, premtimet e mbajtura dhe pasojat globale

Presidenti i SHBA po bën ekzaktësisht atë që tha se do të bënte Donald Trump po bën saktësisht atë që...

Mix20 orë më herët

5 këshilla financiare për të rinjtë, si të menaxhoni paratë?

Kur hyni në vitet e para të pavarësisë financiare, menaxhimi i parave mund të duket i vështirë. Shumë të rinj...

Radar20 orë më herët

Pse po rishfaqen thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore?

Thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore janë përhapur prej vitesh. Tani, Candace Owens, komentatore e ekstremit të djathtë...

Mix21 orë më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix21 orë më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar21 orë më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar21 orë më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar21 orë më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Facebook