Një shëtitje pranvere në qytetin fantastik të Gjirokastrës…
Stina e pranverës ka kthyer në qytetin e UNESCO-s, autobusët e turistëve të cilët vizitojnë qytetin për të shijuar trashëgiminë kulturore në sfondin e maleve të mbuluara ende nga dëbora. E famshme për shtëpitë karakteristike me çatitë prej guri, ballkonet e drurit dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në jug të Shqipërisë. Pjesa e vjetër e qytetit përshkruhet në listën e Trashëgimisë Botërore si “një shembull i rrallë i një qyteti të mirë-ruajtur osman”. Udhëtoni me objektivin e BIRN nëpër qytetin e gurtë duke shijuar pamjet mbresëlënëse të Gjirokastrës. Ivana Dervishi- BIRN
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu