Një gazetar i edicionit online të Panoramës, ka dashur të përqeshë gjuhën me të meta të kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Ai (ose ajo, pasi nuk shfaqet me emër) ka nxjerrë në pah një fjalë të përdorur me shtrembërime nga Mziu: ‘prestidjoze’. Sigurisht, kryetari i Bashkisë ka patur ndërmend ‘prestigjioze’ (në shqip me emër apo zë të mirë, autoritar). Gazetari, para se të shkojë te përqeshja e Mziut, ka rënë vetë në greminën e një gafe duke shkruar ‘rallës’ në vend ‘të radhës’. Mund të jetë gabim shpejtësie, por edhe formimi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu