Ilirjan Blloshmi, nipi i Vilson Blloshmit, i ka uruar xhaxhait të pushkatuar nga regjimi komunist, datlindjen në profilin e vet në Facebook. Poshtë një fotoje të Vilson Blloshmit, ai ka riprodhuar edhe një dialog me hetuesit komunistë, nxjerrë, sipas Ilirjanit, nga dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Postimi i plotë i Ilirjan Blloshmit:
Pasi e kishin torturuar në birucën e Librazhdit për një javë rresht, Vilson BLLOSHMIN e nxjerrin para gjyqit.
-Si të quajnë?
-Nuk e di.
– Profesioni juaj?
-I burgosur.
-Ku jetoni?
-Në burg.
Marrë nga dosjet e Sigurimit të Shtetit…
GEZUAR DITELINDJEN XHAXHA…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu