Lidhu me ne

Aktualitet

Me nder me thanë… Dritan Hila

Agron Tufa: mender me thanë… Dritan Hila

Shkrimtari Agron Tufa nuk e ka kursyer Dritan Hilën, moderator i emisionit politik Arena në Ora News. Në një status/ese në Facebook, Tufa ka përdorur një radhë epitetesh për moderatorin televiziv duke i kujtuar se nuk mund të merret me kritikë letërsie.
Statusi i plotë i shkrimtarit:
Pas I. Kadaresë, A. Fugës, S. Hamitit, L. Topçiut e shumë penave të tjera, me vlerësimin e krijimtarisë sime letrare po përpiqet të merret dhe … mender me thanë… Dritan Hila. Se ç’lidhje ka ky Lyth sekrecionesh enveriste me letërsinë, pak e kuptoj. E duke qenë se në këtë “kopsht” (letrar) ai është thjesht një “barbar”, që hyn të dhunojë, më takon mua ta trajtoj, siç e meriton, dmth, si barbarin në Kopsht. Dikur, psh, në kohërat antike/postantike, barbarit dhunues i prisnin hundët, ndonjë copë vesh, e ndonjë rudiment tjetër etj, etj., por mos e dhashtë Zoti të veprojmë me të njëjtat metoda, siç vepronte gjatë diktaturës i ati i Dritanit, hetues mizuer, me të burgosurit e pambrojtur politikë -sidomos me femrat.
Dritanin s’e lë të qetë titulli i një romanit tim – “Tenxherja”, (nderuar me çmimin “Rexhai Surroi”, si romani më i mirë i vitit, Prishtinë 2010). Tenxherja në roman është thjesht një mjet, që lidh narrativa të përgjakshme burgjesh të komunizmit, burgje të cilat i ngriti i ati i Dritanit me shokë, burgje ku vuajti im atë me shokē, tenxhere burgjesh me të cilën tallet i biri i atij që i ngriti këto burgje. Bravo, antropoid i lirë! Edhe një tjetër si ti u mundua para ca vitesh të tallet, me të njëjtin roman, edhe ai bir vrasësi e ndërtues burgjesh, por u çmend dhe vrau veten.
Por kthehemi tek interesi i papritur i antropoidit tonë për kopshtin tim letrar.
Si duket, është fiksuar keq dhe e paska humbur qetësinë, sepse:
S’i hahet, s’i pihet,
Numëron tespihet.
Çdo mëngjes Dritangut
I del njëra mangut.
Po mjaft! Se ç’përfaqëson kjo pako antropomorfe ekskrimentesh në vargmalet me pleh të tranzicionit tonë, këtë gjithmonë e kam ditur, për shkakun elementar, se plehu kutërbon. Ajo që nuk e kisha ditur ende ishte teza: “A ekziston vallë hierarkia midis plehërave?”. Kisha, në parim, përshtypjen se jo. Paskam qenë dallash! Se ka pleh, po ka ku e ku më keq: pleh plehu! Në e daçi dhe më saktë: krymb plehu!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet2 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar7 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore7 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore1 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar1 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix1 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix1 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet1 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook