Duka: Vetëm Kryeneçi ynë dhe Kim Jong Un mund të zhvillojnë zgjedhje pa opozitën
Në një intervistë për gazetën Politika, kreu i PAA, Agron Duka flet për zhvillimet e javëve të fundit.
Midis të tjerave Duka deklaron:
“KQZ-ja thjesht po zbaton ligjin, as më shumë as më pak. Ligji parashikon këtë zgjidhje. Problemi është që jo gjithçka e justifikuar nga ligji është e moralshme. Teorikisht zgjedhje mund të bëhen, pasi Kodi është bërë në mënyrë të tillë nga PS-PD për të mos lejuar një palë politike që të mbajë peng procesin. Por praktikisht, zgjedhje pa opozitë nuk ka sens të ketë. Nëse Kryeneçi (Rama) do të zhvillojë zgjedhje pa opozitën do të hyjë në një grup të ngusht udhëheqësish botëror të drejtuar nga Kim Jong Un i Koresë së Veriut. Nëse mbani mend në dhjetorin e 2006, Kryeministri aktual nuk e regjistroi Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale për Tiranën, e dini cfare ndodhi? U hap dialogu dhe me marrëveshje zgjedhjet u shtynë në 20 shkurt 2007. Pra mos të bëjnë si të shenjtë, të zbusin arrogancen që i dallon dhe të ulen në tryezë dhe të bisedojmë të gjithë bashkë”
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu