Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas vendimit për lënien e detyrës ka zbritur në terren për përgatitjen e fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në 18 qershor. Në një foto të publikuar në faqen e Facebook nga Pandeli Majko, kryetari i PS së Tiranës, Saimir Tahiri së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj shfaqen në mbledhjen e Asamblesë se Partisë Socialiste.
“Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste për të diskutuar për problemet me komunitetin, me Erion Velinë dhe Saimir Tahirin”-shkruan Pandeli Majko.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu