Lidhu me ne

Temporal

Maska mortore nga Egjypti në Tiranë

Haberet e Mitros/Maska mortore nga Egjypti në Tiranë
Kam zbuluar një teori: Kur jam bosh me ide, lexoj shënime. Ato janë si puna e verës: Sa më e vjetër, aqë më e mirë!…Vjeshtë e tretë 2007 më zuri në Kajro. Si ngjau kjo çudi e mesme? Berishën e ftoi Mubaraku, ish Presidenti I Egjyptit, për një vizitë zyrtare. Për arsye të mos arsyes, siç llafoste Don Kishoti I Mançes, pjesë e delegacionit isha edhe unë…
Dy ditë në Kajro. Takuam Presidentin. Kryeministrin. Ministrin e Jashtëm…I premtuan Berishës se do të njihnin Kosovën…Por dele pa qumësht, thotë populli. Egjypti i bënte hosona Sërbisë, në kujtim të miqësisë së vjetër mes Naserit, ish President i Egjyptit dhe Marshallit Tito, ish President i Jugosllavisë?!…
Pjesë e protokollit ishte edhe vizita në piramidën e Keopsit. 2 milionë gurë një mbi një. Një gur peshon 2 mijë tonë. Si u ngritën në hava? Si u tërhoqën nga guroret? Kush i projektoi piramidat? Ciceroni na tregoi disa teori. Mua më pëlqeu teoria e doktor Ivanoiviç, jo se këtë pëlqeu edhe Berisha, por sepse brenda teorisë kishte edhe shumë fantazi.
Doktor Ivanoviç ishte shkenctar sovjetik. Kishte bërë një libër me titull: “ISiS”. Në vitin 1961 u organizua një ekspeditë nga KGB-ja, me në krye doktor Ivanoviç, me tre synime:
1. Kërkime shkencore për fuqitë telepatike.
2. Dosje për UFO-t.
3. Zbulimi i misterit të piramidave. Në libër,- thotë ciceroni,- flitet edhe për maskën mortore të faraonit Tutankhamun…
Ky fakt më “rrëmbeu”. Hapa internetin. Paska maska për argëtim-karnavalet. Maska për maskim- për të bërë krime. Maskat mortore. Nuk janë për njerëz dosido. Janë për personazhë që kanë lënë gjurmë në histori. Ka maska mortore për Napolon Bonopartin, Dante Aligerin, Bethoven etj. Maskat mortore, bëhen me dyllë, me plastikë ose me allçi. Kur gatuhen? Në prag të vdekjes. Por në shumë raste, pas vdekjes…Dhe imazhi jeton për shekuj…
Po në Shqipëri ka maska mortore? Nisa të bëj një lidhje me mend. Piramida ka në Egjyp. Piramidë kemi edhe në mes të Tiranës. Në Egjypt, u ndërtuan në lashtësi për lavdinë e faraonëve. Në Tiranë piramida u ndërtua për lavdinë e Enver Hoxhës…Vrava trutë…Hapa blloqet e vjetra të shënimeve.
…14 tetor 1988. Në atë mot punoja tek gazeta “Bashkimi”. Ditë e madhe: U inagurua “Mauzelumi Enver Hoxha”. Mijra vetë vërshuan brenda Piramidës. Shkova edhe unë për vizitë. Relike. Libra. Fletore me shënime. Makina e Enverit. Maskat e Enverit në kohë luftë, për të mos shkuar tek të shumtët. Koburja e Trasit,- pseudonimi ose “maska” e emrit. Makina e shkrimit…Fytyra e Enverit në maskë mortore. Dora e Enverit në allçi… Zgurdullova sytë. U befasova.
Rastësisht pranë kisha Hekuran Isain. Ministër i Brendshëm dhe anëtar i Byrose Politike. Kisha muhabet, falë miqësisë me të birin. Bile, kur isha shef i sektorit ekonomik në “Zerin e popullit”, pata bërë një faqe gazete me emrin e Hekuran Isait me titull: “Vlerat ushqimore të barit të thatë.”…
E pyeta për maskën mortore…”Shët! Sekret. Hajde nesër në zyrë”.
Një ditë më vonë shkova në ministrinë e Brendëshme. Pas disa zig-zakeve në koridorë e shkallë, u futa në zyrën e ministrit. Në fillim bisedë pa bereqet. Pastaj Hekuran Isai më tregoi: “ Ditën e parë që vdiq shoku Enver u tronditëm. Sikur na ra rrufeja. Ditën e dytë u mblodh Byroja Politike, me shokun Ramiz Alia në krye. U morën disa vendime. U vendos që emrin e shokut Enver ta kishte Porti Detar në Durrës, uzina e Traktorëve në Tiranë, Shkolla e Bashkuar e Oficerëve. Në qëndër të Tiranës, në sheshin “Skënderbe”, do ngrihej një monument: më i madhi në Ballkan. Shoku Ramiz u zotua të bënte librin: “Enveri ynë”. Në fund, shoku Ramiz na tha:” Do u them një sekret. Duhet të mbetet mes nesh. Do të bëjmë një maskë mortore për fytyrën dhe dorën e shokut Enver…Një imazh i gjallë…Ju e dini: Për shokun tonë Enver ka vetëm vit lindje-1908. Nuk ka vit vdekje…Ai është legjendë për gjithë komunistët e botës?! Ju mund të thoni: Pse të mos e ballsamosim si Lenin në Moskë? E diskutuam. Po ta bëjmë, do na akuzojnë sovjetikët se imituam veprën e tyre. Nga ana tjetër maska mortore është më simbolike. Është më e lashtë. Zanafillën e ka në piramidat e Egjyptit….”
… U krijua nje komision me disa skluptorë: Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Muharrem Turkeshi etj. Udhëheqësi qëndroi një javë pa u varrosur. Ditën e shikonin njerëzit. Natën punohej për maskën. Trupin e hiqnim nga podjumi dhe e vendosnin në dysheme. Muharremi Turkeshi hidhte allçi mbi fytyrë…Tension. Frikë…. Dhe doli maska e fytyrës…Pastaj u bë dora!…
Këto fakte janë pak të njohura për miletin. I dinë me detaje liderët. Po pse? Rama është djali i skluptorit të njohur Kristaq Rama. Berisha ka qënë pjesë e stefit të mjekëve pranë Enver Hoxhës…A mund të ëndërrojnë liderët për maska?… Teorikisht-jo. Gjëra demode. Jetojmë në epokën e internetit dhe informatikës. Imazhet e liderve vinë të gjalla nëpërmjet “maskave” në facebook, në kinema, në televizorë…
Po në praktikë?…Liderët janë të rrethuar nga militantë. Ka prej tyre që ëndërrojnë të kenë maska mortore për idhujt e tyre. Sepse maskat mortore janë si kurorat e dafinës në Greqinë e Lashtë: Te thjeshta për t’i bërë, por të vështira për t’i merituar?…
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook