A po e zëvendëson drogën dhe alkoolin, teknologjia?
Ne jemi duke u bërë të varur shumë shpejt nga teknologjia dhe ky zakon po fillon shumë herët.
Studimet sugjerojnë që adoleshentët mund të varen nga telefonat e mençur, tabletat dhe televizionet aq sa nuk kanë kohë të merren me drogë dhe alkool.
Ekspertët besojnë se teknologjia mund t’iu ofrojë një goditje të ngjashme të rinjve sikurse drogat, transmeton Indeksonline.
Përdorimi i drogës, alkoolit dhe duhanit në SHBA ka rënë ndjeshëm pasi përdorimi i tyre është ndjeshëm më i ulët se në vitin 1990.
Në këtë mënyrë përqindja e nxënësve të shkollave të mesme në SHBA të cilët përdorin droga të paligjshme gjatë vitit në mënyrë të konsiderueshme ka rënë në mes vitit 2015 dhe 2016.
Studiuesit po thonë se kjo teknologjia është një heroinë dixhitale për të rinjtë, veçanërisht për ata nën moshën 10.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu