Lidhu me ne

Kryesore

Tre faktorët madhorë që dëmtojnë rëndë veshkat 

Tre faktorët madhorë që dëmtojnë rëndë veshkat 

Pavarësisht moshës, çdo njeri mund të preket nga sëmundjet e veshkave të stadit kronik. Megjithatë, disa individë janë më të rrezikuar se të tjerë për të zhvilluar sëmundje të veshkave.
Bluzat e bardha të Shërbimit të Nefrologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, konfirmojnë tre shkaqet se kur ju mund të keni risk më të lartë për të zhvilluar sëmundje të veshkave, e që janë:
“Rastet kur vuani nga diabeti, keni vlera të larta dhe të pakontrolluara të tensionit arterial, si dhe keni persona të tjerë në familje që vuajnë me sëmundje të veshkave”.
Po ashtu ndër shkaktarët më të shpeshtë të sëmundjeve konike të veshkave janë edhe infeksionet urinare të përsëritura, trajtimin e të cilave nuk duhet që ta lini pas dore në asnjë rast.
Diabeti shfaqet kur niveli i sheqerit në gjak është shumë i lartë dhe kjo shkakton dëmtime në shumë organe të trupit, si për shembull veshka dhe zemrës, si edhe në enët e gjakut, sy dhe nerva.
Në rastet kur presioni i gjakut nuk mbahet në vlerat e rekomanduara nga mjeku, atëherë ai mund të jetë shkaktar i infarktit të miokardit, ishemisë së trurit dhe ndërlikimeve kronike të veshkave.
Gjithashtu janë të njohura edhe rastet në të cilat vetë sëmundjet e veshkave bëhen shkak për vlera të larta të presionit arterial, apo hipertension.
“Shkaqe të tjera të sëmundjes kronike të veshkave mund të jenë edhe formimi i gurëve në veshka dhe bllokimi prej tyre i rrugëve urinare, dëmtimet e lindura të rrugëve urinare, siç mund të jetë kthimi i urinës mbrapsht lart në veshka, lupusi dhe sëmundje të tjera të sistemit imun, sëmundje të trashëguara, glomerulonefritet, një grup sëmundjes që shkaktojnë inflamacion dhe dëmtim të nefroneve të veshkës”.
Trajtimi i sëmundjes kronike të veshkave në pjesën dërrmuese të rasteve është i vështirë, për shkak se pacientët i identifikojnë problemet në stade shumë të rënduara. Kjo ndodh si shkak i mungesës së shenjave të dukshme klinike që në fillimet e sëmundjes.

“Shenjat e hershme të sëmundjes janë të fshehta dhe shpesh nuk e kuptoni që keni të pranishme shenjat e sëmundjes. Shenja të tilla mund të jenë: dobësi, mungesë përqendrimi, mungesë oreksi, pagjumësi, ngërçe gjatë natës, ënjtje të këmbëve dhe përreth syve sidomos në mëngjes, tharje të lëkurës dhe kruarje, urinim i shpeshtë dhe sidomos gjatë natës, etje për ujë”, vënë në dukje bluzat e bardha të QSUT.
Sipas tyre, në rastet e konstatimit të këtyre shenjave, duhet të dyshoni edhe për probleme me funksionimin e veshkave, ndaj dhe duhet të kryeni ekzaminimet përkatëse.
Ekzaminimet e nevojshme që duhet të kryeni janë: “Matja e presionit arterial dhe analiza e urinës”. Proteinat janë substanca që normalisht nuk eliminohen me urinë.
Në rastet kur veshkat tuaja janë të dëmtuara atëherë proteinat apo albumina kalojnë në urinë. Prania e vazhdueshme e albuminës në urinë mund të jetë një shenjë e hershme e dëmtimit të veshkave. Gjithashtu duhet të bëni edhe analizë gjaku për matjen e nivelit të kreatinemisë, matjen e filtracionit glomerular që tregon nivelin e funksionit të veshkës, si dhe ekografi të aparatit urinar.
Ky ekzaminim jep të dhëna mbi madhësinë dhe formën e veshkës, praninë ose jo të bllokimit të rrugëve urinare, të gurëve në veshkë apo tumoreve të aparatit urinar.
Për hollësi të mëtejshme rreth sëmundjes nevojiten edhe analizat e gjakut komplet. Në varësi të simptomave dhe shqetësimeve që ju konstaton mjeku specialist, përcaktohen edhe analizat dhe ekzaminimet që duhet të bëni.
Duhet të dyshoni për sëmundje të veshkave nëse keni shqetësime të tilla si:
  • Dobësi.
  • Mungesë përqendrimi.
  • Mungesë oreksi.
  • Pagjumësi.
  • Ngërçe gjatë natës.
  • Ënjtje të këmbëve dhe përreth syve sidomos në mëngjes.
  • Tharje të lëkurës dhe kruarje.
  • Urinim të shpeshtë dhe sidomos gjatë natës.
  • Etje për ujë.
 Kur veshka ka humbur mbi 80 % të funksionit, shfaqen simptoma të tilla si:
• Anemi.
• Dhimbje koke.
• Lodhje.
• Të përziera, të vjella, pakësim të oreksit.
• Etje për uje.
• Ngërçe të muskujve.
• Urinim të shpeshtë gjatë natës.
• Kruarje.
• Vlera të larta të presionit arterial.
• Ënjtje.
• Ndryshime të ciklit menstrual.
• Pakësim të sasisë së urinimit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore16 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar16 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix16 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar17 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar17 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook