Kryesore
Pesimizmi i Arian Çanit
Gazetari Arian Çani ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 dhe fton të gjithë shqiptarët të mendojë seriozisht për këtë.
Ai thotë se gjërat në Shqipëri po shkojnë gjithnjë e më keq, prandaj ka vendosur të largohet nga Shqipëria.
“Së shpejti nga ky vend do largohem, kush nuk e kupton që ky vend po shkon keq e më keq është naiv. Këtu nuk mund të rriten fëmijët. Ka ardhur momenti që njerëzit ta mendojnë seriozisht këtë”,- thotë Çani.
Ndonëse gazetarja Eni Vasili nguli këmbë për vendin ku do të largohej, Çani nuk u përgjigj, por shtoi: “Do na duhen disa emisione të tjera për ta saktësuar këtë”.
Më pas ai iu drejtua Henri Çilit duke i thënë: “Mos ma merr si shaka… Arian Çani nuk ka asnjë përgjegjësi publike… Kjo është ndjesia ime nga ato që shoh”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu