FOTO/ Kodheli-Kryemadhi, përballja nga Lezha zhvendoset në Elbasan më 18 qershor
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishin ditën e sotme në Elbasan për ditën e verës
E para me kryeministrin Rama, dhe e dyta me ish-ministrin Haxhinasto.
Mirëpo, “Panorama” mëson se kjo nuk është thjesht rastësi. Kodheli dhe Kryemadhi, dy prej kryesuesve të listave për kandiadatë të partive respektive në Lezhë duket se do të garojnë sërish përballë njëra-tjetrës, po kësaj here në Elbasan.
Ndryshe nga katër vjet më parë, Kodheli nuk do të jetë e para në listën e Elbasanit, ndërsa Kryemadhi do të kryesojë listën e LSI-së atje.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu