Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, bëri të ditur emrat e katër ministrave që do zëvendësojnë katër emrat e shkarkuar.Në vend të Saimir Tahirit vjen kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Ilir Beqaj zëvëndësohet nga ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, te Ministria e Shëndetësisë. Në vend të Blendi Klosit te Ministria e Mirëqenies Sociale shkon deputja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ndërsa deputeti tjetër Eduard Shalsi zëvëndëson Blendi Çuçin te Çështjet Vendore.
Largimin e ministrave që drejtojnë 5 qarqe, kryeministri Edi Rama një ditë më parë e justifikoi me domosdoshmërinë që udhëheqësit e fushatës së qershorit, siç tha ai, të furnizohen me energji të reja.
Tahiri, të cilin Rama e quajti një ministër kampion, drejton Tiranën, ndërsa Klosi, Beqaj dhe Çuçi janë në krye për Beratin, Kukësin, Dibrën dhe Gjirokastrën, që nxjerrin gjithsej 21 deputetë.
Në kabinetin Rama janë edhe 5 ministra të tjerë që drejtojnë fushatat në qarqe, por që nuk u prekën nga një vendim i tillë.
“Ndryshimet nuk reflektojnë asgjë tjetër përveçse domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë politikë të fushatës së qershorit të fokusohen dhe të furnizohen me energji të reja në përballimin e volumit të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit që kërkon kjo fushatë”, tha Rama në komunikimin javor në Facebook, ku sqaroi se për më shumë do të duhet ta ndiqni të hënën, në Top Story
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu