Lidhu me ne

Gatime

Këto janë ushqimet që ndihmojnë në rritjen e masës muskulore

Muskujt, përveç se janë ind i domosdoshëm i strukturës së fizikut tonë, të cilit i mundëson lëvizjen dhe mbrojtjen, janë edhe një element i dëshirueshëm për pamjen e jashtme.
Por që të arritjmë muskujt që ne dëshirojmë kjo nuk arrihet me sforcim por me një regjim. Çelësi i suksesit për të shtuar masën muskulore është marrja e kalorive më shumë nga c’djegim, pa shtuar masë dhjamore.
Për ta arritur këtë, nevojitet një regjim ushqimor me përbërje të zgjedhur dhe të kufizuar në yndyra, dhe i pasur në karbohidrate komplekse dhe proteina, krahas ushtrimit të aktivitetit të forcës.
Nëse dëshironi të shtoni proteinat në dietë, në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme, duhet të përfshini këto ushqime:
Vezë fshati
Proteinat e vezës janë thelbësore për ndërtimin e muskujve. Por veza duhet të konsumohet e plotë, sepse ajo përmban gjithashtu lëndë esenciale që nuk gjenden te e bardha. Ajo përmban vitaminën B12, e cila ndihmon muskujt të kontraktohen dhe trupin të djegë acidet lyrore për energji.
Kombinimi ideal: konsumoni në mëngjes omletë me vezë fshati, spinaq, brokoli dhe pak gjizë.
Biftek
Ndoshta, ushqimi më i përsosur për të ndërtuar masën muskulore. Ai është vetë muskul dhe si i tillë ofron të gjithë përbërësit që i nevojiten muskulit të formohet. Ai përmban kreatinë, hekur, zink, përbërës këto kyç në rritjen e masës muskulore.
Kujdes: nuk duhet abuzuar me sasinë e mishit që do të konsumoni. Për një person që ushtron aktivitet fizik rregullisht, mjafton 250 gr në javë.
Zgjidhni mish të kullotave të vendit, të kullotave të gjelbra.
Kombinojeni gjithmonë me rozmarinë, hudhra dhe vaj ulliri të mirë dhe mos e piqni më shumë se sa nevojitet.
Mishi i pulës
Gjoksi i pulës dhe i pulës së detit është burim i shkëlqyer i aminoacidit “Leucine”, i cili nxit rritjen e masës muskulore. Në vetëm 180 gr mish të bardhë, përmbahen 3 gr leucinë dhe 20gr proteinë. Për fat, mishi i pulës përmban me pak yndyrë dhe kolesterol sesa mishi i kuq.
Peshku ton
Ashtu sikurse mishi i pulës, edhe peshku përmban “leucinë” me shumicë. Peshku ton, për më tepër, është i pasur në acide lyrore omega 3, të cilat kontribuojnë në formimin e proteinave. Këto lloj yndyrnash veprojnë edhe si antiinflamatore për një muskul të lodhur apo të dëmtuar.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit ndihmon ndjeshëm në ruajtjen e masës muskulore dhe në parandalimin e humbjes së saj. Vaji i ullirit është i pasur në vitaminën E, e cila vepron si antioksidues ndaj radikaleve të lira që prodhohen në një ushtrim fizik intensiv.
Gjiza
Gjiza dhe hirra përbëjnë një burim të mirë të proteinës “Whay” e cila është një proteinë komplete. Kjo do të thotë që përmban të gjithë aminoacidet thelbësore ose pjesën më të madhe të tyre, të cilët nevojiten në sintetizimin e fibrës muskulore.
Kosi
Kosi është burim i mirë i dyshes proteina-karbohidrate. Karbohidratet janë njësoj thelbësore për ndërtimin e muskujve dhe sidomos për volumin e tyre, pasi ato depozitohen në formën e glikogjenit duke krijuar masën muskulore. Për më tepër, karbohidratet shkaktojnë çlirimin e insulinës, një hormon anabolik që vepron në favor të ndërtimit të indit muskulor.
Bajamet
Frutat e thatë janë burim i pasur i proteinave. Vetëm 30 gr bajame ofrojnë 6 gr proteina. Ato janë burim i mirë edhe i vitaminës E, e cila parandalon dëmtimin e muskujve.
Kuinoa
Kuinoa është drithi perfekt për një sportist dhe për këdo që dëshiron të ndërtojë masë muskulore. Ky drith përmban proteina të kompletuara dhe karbohidrate që nevojiten për energji për muskulin. Duke qenë e pasur në fibra, magnez dhe folate, kuinoa duhet të përbëjë zgjedhje të shpeshtë në regjimin ushqimor të gjithkujt që synon mirëqenie fizike.
Kombinim ideal: mund të gatuani një omletë me kuinoa dhe perime si një vakt ideal pas nje aktiviteti fizik intensiv.
Lakra Kale
Kjo lakër përbën një burim të jashtëzakonshëm të një game të gjerë lëndësh ushyese. Edhe pse perime, ajo përmban sasi të kënaqshme proteinash, dhe në kombinim me mineralet dhe antioksiduesit që ofron, përbën një ushqim të përsosur për muskujt.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook