Lidhu me ne

Kritike

Hervin Çuli, një drejtues i paaftë, pa dinjitet e karakter, që po shkatërron Teatrin Kombëtar

Marjana Kondi: Hervin Çuli, një drejtues i paaftë, pa dinjitet e karakter, që po shkatërron Teatrin Kombëtar

Aktorja e mirënjohur e skenës dhe ekranit, Marjana Kondi, në një intervistë të botuar dje në “AFP”, ka reaguar ashpër ndaj drejtorit të Teatrit Kombëtar dhe këtij institucioni që po shkatërrohet sipas saj, nga vetë drejtori, Hervin Çuli, “nga sjellja e paskrupullt dhe e padrejtë” e tij. Ajo e quan një nga pengjet më të mëdha të jetës së saj largimin e padrejtë nga puna që i ka bërë drejtori, duke pësuar një traumë, një largim për motive politike dhe aspak profesionale. Marjana Kondi, me një karrierë të suksesshme bën një tablo të zymtë të institucionit më të rëndësishëm të kulturës në vend, Teatrit Kombëtar, një institucion i marrë peng dhe i degraduar, “Bota e profesionit tim ka qenë botë shumë e bukur, por i kam pasur idetë e qarta. Ka qenë botë e punës dhe jo botë e të ngrënave të pirave me aktorë e regjisorë me kolegët e mi artistë. Bën për mua një dallim shumë të madh. Nga Teatri i Estradës kam kujtime shumë të bukura. Por nga Teatri Kombëtar, ashtu siç është katandisur, jo. Ka shumë shtirje, nuk janë me këmbë në tokë. Flasin me filozofi, me fjalë të mëdha, por brenda kanë vese e janë bosh. Në skenë adhurohen, në jetën e përditshme nuk mbahen, nuk vishen siç duhet, femrat, disa sigurisht,. Nuk janë të kuruara dhe aktorët meshkuj, disa edhe ata, pinë shumë, nuk janë të disiplinuar e të rregullt. Shpesh provat shtyhen për orën 2 të drekës, sepse aktorët nuk janë në gjendje  të dalin në skenë. Unë nuk kam qenë e nuk jam kjo. Ndaj nuk kam shumë për të thënë për teatrin, sepse nuk kam mundur dot kurrë të pranoj delirin e madhështisë…
Pengu i i vetëm në jetë është sjellja e paskrupullt   dhe e padrejtë e drejtuesit të Teatrit, Hervin Çuli. Unë kam defektet e mia si çdo njeri, por unë kurrë nuk i kam hyrë askujt në hak. Unë nuk u bëra pjesë e enturazhit që ai ndërtoi, pa moral, sepse unë nuk rrija me ta.  Nuk pranoja të ndaja role në tavolina kafenesh në mes të alkoolit. Mua madje m’i merrnin rolet sepse mbaroja punë e shkoja në pazar e në shtëpi. Nuk mund të bëja ketë nate unë, sepse jeta ime ishte punë dhe familje duke jetuar shëndetshëm. Unë kam pësuar traumë pas largimit nga Teatri Kombëtar, sepse u hoqa pa arsye. Por e kam marrë me shumë qetësi, sepse u hoqa nga një drejtues paq dinjitet e karakter. Dhe mbi të gjitha ia kam lënë në dorë “karmës” tek e cila besoj fort. Dhe po shikoj që tani veprat e mbrapshta të një drejtuesi të paaftë i cili po e shkatërron Teatrin Kombëtar.”
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix19 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore20 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix20 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar22 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore22 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal22 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix23 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar24 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook