Në pyllin e Gjashtë Nepërkave
Me krahët rreth një lisi klitha:
“Do të vdes!”
kaltërsia e qiellit m’a ktheu: “Ç’më duhet mua”!
Përroi nuk u ndal,
Ndërsa guraleci më tha:
S’është puna ime
unë njëqind herë kam vdekur pa u ligështuar.
Milingona më përçmoi
“Nuk dua të di për asgjë“!
Po një fije bari më foli me dashuri
“Nëse këmbëngul, të mbuloj unë“…
Përktheu: Luan Rama
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu