Lidhu me ne

Temporal

Si mund të shpëtohen turqit prej Erdoganit?

Nëse ky shkrim do të botohej në Turqi, krejt vendi i komentit të shkruar do të ishte bosh, hiq fotografinë e autorit dhe fjalët shkruar me të madhe, «124 ditë privim lirie». Kështu vepron gazeta më e rëndësishme opozitare që mezi po mbahet, «Cumhuriyet», sa herë boton emrat e kolumnistëve të saj të burgosur – me numrin e atyre që po dërgohen prapa hekurave vazhdimisht në rrije. Një prej kolumnistëve më të njohur, Kadri Gürsel, së fundi shkroi kështu në një letër: «Ju përshëndes me dashuri prej bllokut B, pavijoni 25 të burgut numër 9 të burgut të Silivrit».

Nëse sot merrni udhën drejt Turqisë, ju niseni drejt errësirës; dhjetëra mijëra nëpunës shtetërorë dhe akademikë janë larguar nga puna, aty janë burgosur më shumë gazetarë se në cilindo shtet tjetër, dhe mbisundon frika. Hasan Cemal, një prej gazetarëve më të njohur të vendit, është dënuar me 15 muaj burg me kusht për një shkrim në të cilin raportonte për një lider të Partisë Popullore Kurde (PKK) – gazetari hulumtuese që për regjimin konsiderohet «përhapje e propagandës terroriste». (Javën që shkoi është dënuar edhe një herë për «fyerje të presidentit».) Cemali më flet me gjakftohtësi për kushtet nëpër burgjet turke.

Së fundi një korrespondent turko-gjerman i gazetës gjermane «Die Welt», u arrestua për raportimet e tij. Reporterët që shkruan per rrjetet gyleniste (që padyshim ishte një forcë e rëndësishme prapa përpjekjes për grusht shteti në verë), tani burgosen të akuzuar si gylenistë. Gürsel, kolumnisti i «Cumhuriyet», shkruan: «Për habi, jemi fajtorë sepse nuk ka asnjë dëshmi kundër nesh». Kafka do të duhej të ishte tani gjallë.

Jashtë një salle ligjërimi në Universitetin Boğaziçi (i njohur edhe si Universiteti i Bosforit), ku jam ftuar që të mbaj një ligjëratë për lirinë e shprehjes, studentët japin ëmbëlsira të nxehta të mbështjella me letra. Janë si ëmbëlsirat e pjekurinat tradicionale që dhurohen për mbarësi në Krishtlindje, por në vend të ndonjë shakaje, në to shkruhet: «Liria të shprehjes në Universitetin e Bosforit ka muaj që po kërcënohet! Mos heshtni!» Pastaj studentët më vërsulen me pyetje të shumta si: «Çfarë duhet të bëjmë?» Sa do të doja t’u jepja përgjigjen e duhur.

Edhe vetë i kam dy pyetje që s’më ndahen nga mendja. Së pari, teksa po i afrohemi referendumit për ndryshime kushtetuese më 16 prill, cili është përshkrimi më i saktë i gjendjes aktuale të sistemit politik të Turqisë? Përgjigjet që më japin në Stamboll dallojnë prej «autoritarizmit të pastër» deri te «autoritarizmi elektoral» – një soj regjimi, që, si puna e Rusisë së Vladimir Putinit dhe (në formë pak më të butë) të Hungarisë së Viktor Orbanit, legjitimon sundimin në thelb autoritar me zgjedhje të herëpashershme.

Repertori i kësaj gjenerate të re të autoritarëve tashmë është i njohur. Fillimisht marrin kontrollin e mediave nëpërmjet oligarkëve dhe konglomerateve të biznesit që i kanë ato në pronësi. (Gazeta «Hurriyet», në pronësi të grupit «Dogan», nuk e botoi së fundi një intervistë në të cilën shkrimtari nobelist, Orhan Pamuk, deklaronte se do t’i thoshte «jo» ndryshimeve kushtetuese në referendum.) Pastaj krijojnë kushte elastike ligjore që të mund të persekutojnë këdo. (Për momentin, Turqia ende ka gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e përpjekjes për grusht shtet.)

Vazhdojnë me kontrollin politik ndaj një drejtësie të mjerë. Dhe në fund u fryjnë flakëve të narracionit tuaj popullist nacionalist nëpërmjet televizioneve dhe mediave sociale, duke akuzuar mediat e pavarura dhe OJQ-të lokale se janë kolona e pestë që paguhen prej burimeve të huaja. Dhe me këtë qasje vazhdojnë pa u ndalur.

Ndryshimet e propozuara kushtetuese do t’i japin kompetenca të fuqishme Recep Tayyip Erdoan, si dhe do t’ia hapin rrugën që të drejtojë presidencën deri më 2029.
Së dyti, si studentët, edhe unë e pyes veten: «Çfarë duhet të bëjmë?» Por me këtë «ne», e kam fjalën te Europa, Perëndimi, dhe njerëzit kudo me pikëpamje liberale. Referendumi nuk pritet të ketë përfundim të papritur. Anketimet tregojnë se vetëm një pakicë është për ndryshime, por halli është edhe në këtë rast si me rastin «brexiterët e tuprshëm» dhe «votuesit e turpshëm të Trumpit», mund të kemi edhe «votuesit e turpshëm refuzues». Andaj është fort e rëndësishme që të ketë monitorues të shumtë ndërkombëtarë dhe vendorë.

Po për punën e ndihmës së gjerë europiane dhe amerikane? Miqtë e mi turq kthejnë kokën me nostalgji të dhimbshme në kohën e artë në fillim të këtij shekulli kur Turqia, nën drejtimin e supozuar të qeverisë «së butë islamike», besonte se mund të anëtarësohej në BE – dhe BE-ja dukej se e kishte përnjëmend kur fliste për anëtarësimin e Turqisë. Gjithçka mori fund.
Mirë a keq, Angela Merkel mbase ende ndjen se varet prej Erdoanit kur vjen puna te vala e re e refugjatëve në prag të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Franca është e zënë me zgjedhjet e saja, ndersa Theresa Mayit i pëlqen të bëjë tregtaren që hidhet prej Trumpit te Erdoani.

Nëse e kemi ndërmend t’i ndihmojmë Turqisë tjetër, duhet ta ndihmojmë për hir të vetes sonë. Edhe pse nuk jemi krejt të pashpresë, ndihma e BE-së dhe SHBA-së nuk duket se mund ta ndryshojë drejtimin e politikës së Turqisë. Por me një përpjekje më pak ambicioze, ndërhyrjet e nivelit të ulët nganjëherë kryejnë punë. Ajo çfarë mund të bëjmë është si në kohën kur vepronim me disidentët e Bashkimit Sovjetik. Andaj, universitetet anembanë botës duhet të ndërhyjnë në emër të dijetarëve dhe instituteve që i njohin. Akademikët duhet të ofrojnë partneritet dhe përkrahje, dhe secili t’i dalë krah tjetrit; teatri teatrit, OJQ-ja OJQ-së, e kështu me radhë.

Një prej gjërave më depresive që dëgjova në Stamboll është se gjithnjë e më pak akademikë, shkrimtarë, gazetarë dhe artistë po e vizitojnë vendin, kështu që kolegët tanë ndihen të braktisur. Kudo që mundemi, duhet të shkojmë, dëgjojmë raportojmë dhe flasin zëshëm. Dhe pikërisht këtë punë e bëri së fundi një delagacion i PEN-it International.
Organizatat për të drejtat e njeriut duhet të mbajnë gjallë thirrjet publike për individët dhe grupet e shtypura. Ju mund t’i ndiqni disa prej këtyre aksioneve në «Twitter», nëpërmjet «#FreeTurkeyJournalists», dhe «freeturkeyjournalists.com». Dhe gazetat e revistat veçmas mund t’i përkrahin kolegët e sfiduar në Turqi, duke vënë në pah në skenën botërore të gazetarisë atë çfarë po u ndodh atyre. Tani që qeveritë tona nuk po ndërmarrin hapa të mëdhenj, më shumë se kurrë është e rëndësishme që ne të ndërmarrim hapa të vegjël. Dhe derisa Erdoani po i shtrëngon frerët e pushtetit, tani është koha për solidaritet qytetar.-marre nga Lapsi.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook