Lidhu me ne

Kryesore

Dita e Gruas: Portrete nënash shqiptare – të zakonshme e të pazakonta!

Dita e Gruas: Portrete nënash shqiptare - të zakonshme e të pazakonta!

Ato janë punëtore e fjalëpaka, oksigjeni i familjes shqiptare por nuk mburren. Lajtmotivi i jetës së këtij brezi nënash shqiptare: Sakrifikimi për fëmijët!

Kujtimi më i bukur? Të gjitha japin gati të njëjtën përgjigje!

Nga Deutsche Welle

ImageNënë Gjystina

Nënë Gjystina nga Shkodra, 65 vjeçe, 40 vite punë si ekonomiste, ka rritur e edukuar në shkollë të lartë katër fëmijë.  Gruaja shqiptare ka vuajtur shumë për të rritur fëmijët, sot në demokraci nënat e kanë më të lehtë, thotë ajo.  Kujtimi më i bukur i jetës? Lindja e djalit pas tre vajzash, asokohe nuk dallohej gjinia që në bark si sot, kujton Gjystina.
Image
Nënë Bukurija
Nënë Bukurija nga Burreli, 67 vjeçe, ka rritur 10 fëmijë. Ngritjen në tre të natës për korrjen e grurit në kooperativë, ajo e kujton si vështirësinë më të madhe në vitet e rinisë. Sot jeton nga kopshti i saj. “I kam të miat, sallatën, domatet, qepën“. Gëzimi më i madh për të, lindja e djalit të parë. Frika se mbeteshim pa djalë ishte shumë e madhe për ne femrat, kujton ajo.
Image
Nënë Tusha
Nënë Tusha nga Burreli, 82 vjeçe, ankohet se sot nuk ka më dashuri. Atëherë vërtet ne nuk kishim bukë, por e ndanim edhe atë çikë me njëri-tjetrin. Ajo kohë më pëlqente më shumë, thotë ajo.  Gëzimi më i madh ishte kur linda çunin, gëzimi i dytë më i madh, kur lindi çuni i çunit.
Image
Nënë Hurmaja
Nënë Hurmaja 73 vjeçe, pensioniste nga Tirana ka rritur 6 fëmijë, sot rrit nipërit e mbesat. Megjithëse njërën këmbë e tërheq zvarrë, ajo ngrihet të gatuajë gjellën, të pastrojë shtëpinë. “Askush nuk na detyron, por femrat e kohës sonë, sikur e kanë në gjak të shërbejnë“, thotë ajo. Gëzimi më i madh, lindja e djalit, kujton ajo.

Image

Flutura nga Tirana
Flutura, 47 vjeçe, edukatore, rrit katër fëmijë në Tiranë. “Gjëja më e vështirë për t’u duruar qenka papunësia, gjithë jetën kam punuar, tani nuk firmos askund, të duket vetja parazit“, ankohet ajo. Gëzimi më i madh, kujton Flutura, ishte kur më pranoi babi në shtëpi, pasi u martova pa dasëm.
Image
Nënë Mara
Nënë Mara nga Laçi, 69 vjeçe me 3 fëmijë. “Gjithë jetën punova në ndërtim, lodhesha shumë, punë jashtë, punë në shtëpi”, rrëfen ajo. Tani kanë ardhur kohë të bukura, veç të kemi jetë të jetojmë, shpreson nënë Mara. Për të rritur sadopak pensionin ajo shet përditë fara luledielli në një nga rrugicat e Laçit.
Image
Nënë Fahrija
Nënë Fahrija, 65 vjeçe nga Tirana, dikur faturiste, sot në pension.
Ka rritur 8 fëmijë, një grua e fortë që thotë se ankimi të lidh duart. Sot “laj, gatuaj, dua të rris nipërit e mbesat”, thotë ajo.  Gëzimi më i madh për mua ka kohë, ishte lindja e djalit pas 7 vajzash, tani lumturohem të shoh si rriten nga pak mjalti i mjaltit, fëmijët e fëmijëve, thotë ajo.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook