Kanë mbetur edhe nëntë ditë deri në përurimin e Pazarit të Ri në Tiranë, i cili është transformuar tërësisht në një hapësirë multifunksionale. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar fotot e reja nga rikonstruksioni i një prej zonave më tradicionale të kryeqytetit, e cila pas 14 marsit do të shërbejë jo vetëm si treg për banorët e zones, por edhe si një shëtitore dhe ambient relaksues gjatë pasditeve. “Nuk do ta besoni si është transformuar Pazari i Ri, projekti që transformoi një zgëqe në një mrekulli urbane”,- shkruan Erion Veliaj në profilin e tij në Facebook.
Falë këtij projekti të Bashkisë së Tiranës është rehabilituar tërësisht sheshi “Avni Rustemi” dhe zona e “Pazarit të Ri”. Gjithashtu janë restauruar ndërtesat tradicionale të zonës si dhe janë ndërtuar ambientet e nevojshme moderne për tregtarët, shoqëruar edhe me një hapësirë pedonale. Zona e Pazarit të ri pritet të kthehet në një epiqendër të turizmit, ku nuk do të mungojnë baret dhe restorantet që gatuajnë ushqim tradicional shqiptar dhe artizanët.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu