Lidhu me ne

Radar

Udhëtimet ju bëjnë më të lumtur!  

 635965423494335130-2040650745_airplane-e1407366462772

Të udhëtoni ju bën të ndiheni mirë, është e shëndetshme për trurin e ju bën të veçantë.
Në këtë artikull do t’u flasim rreth efekteve të jashtëzakonshme që udhëtimet kanë mbi trurin tonë

Rrisin kreativitetin

Një studim i fundit, i realizuar nga Academy of Management Journal, ka zbuluar se personat që kanë punuar dhe jetuar përvoja profesionale jashtë vendit kanë më shumë fantazi dhe janë më kreativë në krahasim me ata që jetojnë në vendin e lindjes. Pse? Për shkak të zhytjes kulturore dhe zbulimit të perspektivave të reja.

Rrisin besimin që keni tek të tjerët

Të udhëtoni nëpër botë rrit besimin kundrejt njerëzve. Të shihni me sytë tuaj gjithë të mirën që ekziston në botë, jua bën më të lehtë besimin te njerëzit.

Përmirësojnë aftësinë tuaj në zgjidhjen e problemeve

Një studim i realizuar nga Journal of Personality and Social Psychology ka zbuluar se studentët që kanë jetuar jashtë vendit të tyre kanë 20 për qind më shumë mundësi të zgjidhnin një problem krahasuar me ata që nuk kanë udhëtuar.
Përse? Thjesht fakti i të jetuarit në një kulturë tjetër, për një kohë të gjatë, hap mendjen dhe ju ndihmon të kuptoni se një gjë mund të ketë kuptime të ndryshme.

Ju bëjnë më të përulur

I njëjti studim ka treguar gjithashtu se fëmijët që udhëtojnë janë më të përulur se ata që nuk udhëtojnë. Si mund të mos jeni të përulur përballë një bote të madhe që ofron gjithnjë pamje të mrekullueshme?

Hapin mendjen tuaj

Të udhëtoni për të eksperimentuar gjëra të reja ju bën më të predispozuar për të provuar përvoja të reja, edhe në jetën e përditshme. Të udhëtoni shpesh, ndër të tjera, largon frikën dhe ju bën më të guximshëm.

Ju ndihmojnë të rigjeni veten

Udhëtimet ndihmojnë njerëzit të rizbulojnë kuptimin e jetës së tyre, të nisin një jetë të re apo të përqendrohen në një projekt të ri. Të udhëtoni ju ndihmon ta shikoni jetën në një perspektivë të largët, si fizikisht edhe në mënyrë metaforike. Në këtë mënyrë, çdo gjë ju duket më e qartë.

Ju bëjnë më të lumtur

Nuk ka rëndësi nëse është një javë pushimesh, një udhëtim apo një piknik, këto përvoja ulin nivelin e stresit dhe ju çlodhin.


Ju ndihmojnë të punoni më mirë

Një studim i realizuar nga U.S. Travel Association ka treguar se punonjësit që shfrytëzojnë të gjitha ditët e pushimit në dispozicion, kanë 6,5 për qind mundësi më shumë të rriten në përgjegjësi se sa ata që nuk e braktisin kurrë tavolinën e punës. Shkëputja është e nevojshme për të rifituar energji.

Ju bëjnë më të durueshëm

Sa herë jeni zemëruar pasi treni juaj erdhi me vonesë? Në përgjithësi, pritja vë në sprovë të fortë psikikën tonë; të menaxhosh reagimet në raste të tilla është një ushtrim i mirë i rezistencës mendore. Përballja me vonesa e kultura të ndryshme ndërkohë që udhëtoni, ju bën njerëz më të duruar e më të aftë për të kuptuar të tjerët. Mos harroni se durimi është virtyt i njerëzve të fortë.

Ju ndihmojnë të përballoni një humbje

Kur humbim diçka apo dikë (punën, një lidhje, një person të dashur etj.) ndiejmë që një pjesë e rëndësishme e jona po na braktis, një pjesë e shpirtit tonë.
Një udhëtim mund t’ju ndihmojë të rigjeni veten, pasi gjatë udhëtimit nuk mund të kaloni në modalitetin e “pilotit automatik” dhe të jeni apatik.

Ju bëjnë të ndiheni gjallë

A e keni parasysh atë ndjesi kur zbrisni nga avioni dhe jeni të ndërgjegjshëm se ju presin përvoja të reja? Kur merrni frymë thellë dhe mendoni se jeta është e mrekullueshme?

Çfarë jeni duke pritur? Është ora të niseni!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook