Disa media italiane kanë shkruar lidhur me dyshimin dhe groposjen e mbi 30 mijë tonelatave helme të rrezikshme në Shqipëri. Pala shqiptare ka reaguar duke thënë se këto mbetje kanë kaluar nga vendi ynë për të shkuar në Maqedoni.
Ndërsa sot me anë të një statusi në “Facebook” ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se “superskandali i mbi 1300 konteinereve me helme te rrezikshme te nisur per Maqedoni, por qe u “zhduken”ne Shqiperi, ka mbushur dje dhe sot faqet dhe ekranet televizive te Italise”.
Statusi i Berishës
Edi Rama ne qender te superskandalit te groposjes se mbi 30 mije tonelatave helme te rrezikshme ne Shqiperi!
Te dashur miq, superskandali i mbi 1300 konteinereve me helme te rrezikshme te nisur per Maqedoni, por qe u “zhduken”ne Shqiperi, ka mbushur dje dhe sot faqet dhe ekranet televizive te Italise.
Keshtu Rai News 24; SkyTg 24; emisionet e lajmeve te Mediasetit; gazeta me e vjeter e Italise “Roma”, jepnin alarmin per zhdukjen ne Shqiperi te mijera konteinereve me helme te rrezikshme ne Shqiperi. Ne parlamentin italian ka nisur hetimi per kete superskandal.
Burime te sigurta njoftojne se Rama drejtoi vet direkt operacionin e futjes se tyre sekret nga doganat e Shqiperise! I bej thirrje prokurorise se pergjithshme te nise menjehere hetimin per kete superskandal qe mund te kete pasoja katastrofike per shqiptaret! sb
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu