Lidhu me ne

Kryesore

‘Shqiptarët hanë bukë me grurë që përdoret për kafshët’

Mielli për prodhimin e bukës që vjen në Shqipëri nga Serbia prodhohet nga gruri që përdoret për kafshët. Niveli i proteinave të grurit është 10.5%, ndërsa standardi që duhet të ketë mielli për prodhimin e bukës duhet të ketë nivelin e proteinave 12%.

 

 

 

Adi Haxhiymeri, prodhues mielli, zbardh problemet që ka buka që konsumojnë shqiptarët në emision “Të bësh ekonomi” në “News24”.

“Proteina në miellin që përdoret për bukë është një shqetësim i ngritur nga më shumë se dy vjet, meqë standardet e prodhimit të miellit nuk ishin ndryshuar që nga koha e komunizmit.

Ne kërkuam rritjen e standardit të cilësisë së miellit nga niveli i proteinave që ishte 7% dhe u vendos standardi i proteinës të jetë 12% për miellin për bukë. Këtu kemi të bëjmë në sigurinë ushqimore.

Ne marrim proteinat nga buka, që është artikulli kryesor, që të bëhet bukë e mirë, gruri serb është 180 euro. Proteina në grurin serb arrin në 11% dhe në miell është shumë më e ulët. Që ta nxjerrin miellin më të bardhë, ulin rrezen dhe gjitha vlerat ushqimore ikin gjatë këtij procesi. Duke qenë gruri me 12%, mielli shkon në 10.5%, që është për kafshë, nuk ka asnjë vlerë”,- tha Haxhiymeri.

Sipas tij, mielli serb hyn në Shqipëri, ose shitet në fshatra, ose përzihet në furrat e bukës që ulin kostot dhe fitojnë më tepër.

“Absurditeti në rast se në bursë gruri është 180 euro, mielli është 155 euro, nuk ka kuptim që nënprodukti të jetë më i lirë se lënda e parë. Dihet që ky miell nuk i prodhon standardet. Ne po prodhojmë me 40% kapacitet”, – tha Haxhiymeri.

Ndërsa, kreu i AKU-­së, Besnik Jaka tha se në të gjitha rastet i gjithë mielli kontrollohet në kufi.

“Ne kontrollojë erën, ngjyrën, lagështinë paketimin dhe më pas analizohen kampionët e miellit. Në tri vitet e fundit janë bërë katër plane monitorimi për miellin dhe bukën. Ne kontrollojmë në pikat e kalimit kufitar, tek magazinat dhe furrat. Në 100 kampionë nuk ka rezultuar asnjë problem.

Mielli me 9% proteinë përdoret për biskota. Mielli nuk kalon në asnjë rast pa kontroll, por mund të ndryshojë destinacionin në disa raste, që do të thotë që mielli i biskotave të shkojë për bukë. Nuk ka vend për të ngritur panik, por duhet t’u drejtohen institucioneve përkatëse për të kryer analizat”, – tha Jaka./BW/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore21 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar22 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix22 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar22 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar22 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook